“Kryeministri Edi Rama shkarkon nesër drejtoreshën e Doganave”, informacioni i mbërrin në telefon Berishës

Publikuar tek: politike, më 22:49 11-01-2016 “Kryeministri Edi Rama shkarkon nesër drejtoreshën e Doganave”, informacioni i mbërrin në telefon Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama do shkarkojë nesër drejtoreshën e Doganave, Pranvera Fagu, sipas informacionit që ka marrë Berisha, pas dështimit në Dogana.

Berisha thotë se informacioni i ka mbërritur me sms nga një qytetar që tregon me detaje se drejtoresha e Doganave do shkarkohet nga Rama në orën 11:00.

“Piktori dështak nesër në ora 11:00 në DP të Doganave për të shkarkuar drejtoreshën e doganave pas falimentimit të plotë të tyre!! Në të vërtetë doganat, për shkak të kontrabandës së madhe qeveritare dhe falimentimit masiv të bizneseve, janë deshtim total dhe ky dështim do thellohet çdo muaj që vjen. Me hajdutët e shtetit si qeveri dhe qëndrimin armiqësor ndaj biznesit të piktorit dështak, falimentimi i doganave është fare i afërt”, shkruan Berisha në Facebook.

Mesazhi në telefonin e Berishës:

"Doktor Berisha përshëndetje. Dëshiroj të jeni sa më mirë. Nesër në orën 11.00 Edi Rama do të përserisë vizitën e tij në Drejtorine e Përgjithshme të Doganave. Priten të papritura, ndoshta edhe shkarkimi i drejtoreshës aktuale, pasi plani në dogana nuk po i afrohet as 80%."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Hoxha: Politikanët tanë i bënin bisedat 100 metra në det
Artan Hoxha: Ja biseda e përgjuar mes biznesmenit dhe politikanit shqiptar: Më duhen 200 mijë... »
Article Logic
Execution time: 0.037096977233887
array(1) { ["section"]=> string(109) "kryeministri-edi-rama-shkarkon-neser-drejtoreshen-e-doganave-informacioni-i-mberrin-ne-telefon-berishes-29736" }