'Kryeministri i jep 13 milionë euro vjehrrit të tij', gazetari ironizon Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:41 11-01-2018 'Kryeministri i jep 13 milionë euro vjehrrit të tij', gazetari ironizon Ramën

Gazetari Arben Vata ironizon me situatën që mund të krijohet në vendin tonë pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që e detyron shtetin shqiptar t'i japë 13 milion euro dëmshpërblim vjehrrit të Lulzim Bashës për prishjen e pallatit në Vlorë.

 

Vata sheh në të ardhmen, në një kohë kur Basha është kryeministër dhe lëvron fondin prej 13 milion euro për vjehrrin e tij.

”Rama duhet të paguajë këtë shumë, bashkë me gjithë ata njerëz të administratës dhe të drejtësisë që vendosën që kompleksi të prishet. Drejtësia duhet ti vendosë ata përpara ligjit sepse ata morën një vendim të gabuar”, shkruan gazetari.

Shkrimi i plotë i Vatës në Facebook :

KRYEMINISTRI I JEP 13 MLN EURO VJEHRRIT TË TIJ.

Ky do të jetë titulli i përbashkët i gazetave, portaleve dhe TV pas disa vitesh, kur kryeministri i ardhshëm Basha, do të lëvrojë këtë fond për pronarët e kompleksit Jon si detyrim që vjen nga vendimi i gjykatës së Strasburgut. Nuk ka nevojë për të vazhduar më tej me mënyrën sesi do të shkruhet dhe interpretohet ky lajm, pasi kolegët do ta bëjnë në mënyrën e tyre, të ndikuar sigurisht nga pronarët si dhe interesat e tyre momentale. Qeveria aktuale nuk ka as para dhe as dëshirë për të dëmshpërblyer pronarët, pra vjehrrin e krye opozitarit sot. Por kjo nuk ka shumë rëndësi për momentin. E rëndësishme është që të theksohet se kryeministri Rama ishte ai që e ktheu thuajse në sfidë personale hedhjen në erë të kompleksit në një shoë mediatik që vetëm ai di ti bëjë. Qytetarët e të krahëve të politikës duhet ti kërkojnë llogari atij se përse ata duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për këtë kaprico të tij? Rama duhet të paguajë këtë shumë, bashkë me gjithë ata njerëz të administratës dhe të drejtësisë që vendosën që kompleksi të prishet. Drejtësia duhet ti vendosë ata përpara ligjit sepse ata morën një vendim të gabuar. Le ti detyrojë të shesin prona dhe shtëpi se me siguri vlera e tyre e kalon atë të 13 MLN. Ndoshta të duket gallate kur hedh në erë me dinamit një pallat, por më gallatë është që ta paguash me paret e tua.

 retgertg_copy.pngvata-arben.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Nisma e re e qeverisë '3 lëndë në 6 orë', deputetja e PD rendit 7 aryse pse është e dështuar ende pa filluar
Zyrtarizoi kalimin në “Vizion Plus”, Sokol Balla publikon foton e parë nga televizioni i ri »
Article Logic
Execution time: 0.33740901947021
array(1) { ["section"]=> string(81) "kryeministri-i-jep-13-milione-euro-vjehrrit-te-tij-gazetari-ironizon-ramen-106252" }