Kryeministri italian Renzi: Shqipëria duhet të antarësohet në BE, miku im Rama na e thotë gjithnjë

Publikuar tek: politike, më 13:45 23-01-2016 Kryeministri italian Renzi: Shqipëria duhet të antarësohet në BE, miku im Rama na e thotë gjithnjë

Kryeministri italian Matteo Renzi ka deklaruar se Shqipëria duhet të antarësohet në Bashkimin Europian.

Në një intervistë në televizionin ‘’Rai1’’, gjatë emisinit "Porta a Porta" të Bruno Vespës, kryeministri u deklaruar hapur për zgjerimin e BE-së, duke theksuar se Europa përfaqëson një grupim vlerash që kërkojnë bashkim dhe jo përballje burokratike.

Ai përmendi se kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron që që Shqipëria të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Zgjerimi ishte një gjë e mirë. Mbase mund të kishte qenë pak më i kujdesshëm lidhur me detajet e procesit por sot jam pro Shqipërisë. Ballkani do të ndeshet me vështirësi nëse ne nuk ndërhyjm në kohë.

Miku im, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, gjithnjë na i kujton ne se sa e rëndësishme është që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës’’, tha Renzi në emision.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e Ristanit për ndërtesën në pronësi të shtetit rumun, reagon qeveria: Si është e vërteta
Rama nis betejën me Vokshin, e kallëzon për shpifje: I gatshëm të jap dorëheqjen. Deputetja: Rama po më çon aty ku nuk beson »
Article Logic
Execution time: 0.018754959106445
array(1) { ["section"]=> string(102) "kryeministri-italian-renzi-shqiperia-duhet-te-antaresohet-ne-be-miku-im-rama-na-e-thote-gjithnje-30758" }