Kryeministri kosovar-Fatos Klosit: Je gojë e keqe kryespiuni

Publikuar tek: politike, më 09:32 25-04-2015 Kryeministri kosovar-Fatos Klosit: Je gojë e keqe kryespiuni Isa Mustafa dhe Fatos Klosi

Përplasje të ashpra mes kryeministrit kosovar Isa Mustafa dhe ish-kreut të SHIK-ut shqiptar Fatos Klosi. Mustafa e quan Klosin ‘’gojë e ligë dhe kryespiun’’, që spërkat figurën e presidentit Ibrahim Rugova.

Në kundërpërgjigje të deklaratave të ish-kreut të SHISH-it shqiptar Fatos Klosi, se Kosovën nuk e çliroi ish-presidenti Ibrahim Rugova, vjen reagimi i kryeministrit kosovar.

Isa Mustafa ka sulmuar SHIK-un shqiptar, duke e cilësuar që ka qenë në shërbim të regjimeve dhe të Serbisë.

“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.”, shkruan Mustafa në ''Facebook''.

Klosi ka deklaruar dje se po të ishte për Ibrahim Rugovën, Kosova nuk do të çlirohej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Sadije Berisha: O burra të fortë, si ju zë gjumi natën kur bëni thashetheme?
PBDNJ zyrtarizon kandidatët për Bashkitë Finiq, Konispol, Delvinë dhe Dropull »
Article Logic
Execution time: 0.019077062606812
array(1) { ["section"]=> string(64) "kryeministri-kosovar-fatos-klosit-je-goje-e-keqe-kryespiuni-9658" }