Kryeministri Rama bën një premtim para kamerave në Korçë

Publikuar tek: politike, më 14:29 08-11-2015 Kryeministri Rama bën një premtim para kamerave në Korçë

Kryeministri Rama bën një premtim para kamerave, gazetarëve e sportdashësve nga qyteti juglindor i Shqipërisë. Rama premton se që në nisje të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi për Arenën Kombëtare në Tiranë.

“Skuadra kombëtare, na ka imponuar me rezultatet e saj që të fillojmë qysh në fillim të vitit tjetër, ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë, që do të jetë stadiumi i tretë dhe sigurisht edhe më i madhi në zinxhirin e stadiumeve që ne kemi nisur të rindërtojmë, apo ndërtojmë nga e para dhe ku pa dyshim do t’i vijë radha edhe stadiumit të Skëndërbeut, sidomos pas fitores me Sportingun e Lisbonës”, tha Rama.

Sapo të nisë viti i ardhshëm ne do i rikthehemi sërish këtij premtimi për të thënë nëse kryeministri e ka mbajtur apo jo premtimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kontrolli zbulon se Mimi ka shkaktuar 220 mijë euro për rikonstruksionin e makinave”, PD akuza ministres Kodheli
Deputetja Mesila Doda dhe gazetari Enkel Demi, për herë të parë publikojnë foto me djalin dhe vajzën »
Article Logic
Execution time: 0.026003122329712
array(1) { ["section"]=> string(62) "kryeministri-rama-ben-nje-premtim-para-kamerave-ne-korce-24962" }