Kryeministri Rama e nis ditën me një oaz përrallash (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:54 25-04-2017 Kryeministri Rama e nis ditën me një oaz përrallash (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar në facebook imazhin e Manastirit në Apolloni të fotografuar nga qielli.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje qiellore të Manastirit në Apolloni, pas restaurimit tërësor ku kanë përfunduar punimet për rilindjen e Kishës së Shën Mërise, Trapezerisë, portikut të statujave, dhe infrastrukturës lidhëse, si edhe është zbuluar një mozaik fantastik që do të jetë një suprizë befasuese për çdo vizitor që ka qenë më parë, ndërkohë që kush shkon për herë të parë do mahnitet në këtë oaz përrallash”, shkruan kryeministri, ndërsa një ditë më parë ishte present në këtë zonë arkeologjike ku dhe mori pjesë në përurimin e restaurimit të këtij monumenti për herë të parë pas 30 vitesh.

Prezente në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021982908248901
array(1) { ["section"]=> string(62) "kryeministri-rama-e-nis-diten-me-nje-oaz-perrallash-foto-76339" }