Kryeministri Rama flet për koncesionet: Ata dhanë 173, ne vetëm 14

Publikuar tek: politike, më 17:47 26-01-2016 Kryeministri Rama flet për koncesionet: Ata dhanë 173, ne vetëm 14

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar për herë të parë debatin e koncesioneve të dhëna nga qeveria në këto dy vite, duke thënë se sipas tij, ndryshe nga më parë, këto kontrata janë të strukturuara, ndryshe nga ç’ndodhte më parë.

Rama tha se qeveria e kaluar në 8 vite dha plot 173 koncesione ndërsa në këto kohë janë bërë vetëm 14 kontrata.

“Në 8 vjet janë dhënë 173 koncesione, nga viti 2006, ndërsa në këto kohë janë bërë vetëm 14 kontrata ku 6 prej tyre janë ndërtim HEC-esh, krahasuar me 161 të dhëna atëherë me pasoja fatale për financat dhe mjedisin. Ata kanë vënë një kujë të turpshme lidhur me koncesionet që janë edhe të strukturuara ndryshe nga ç’ndodhte më parë”, tha Rama.

Kryeministri Rama përmendi disa nga koncesionet e qeverisë së mëparshme që sipas tij janë më të diskutueshmit si ai i skanimit në dogana, kontrolli i automjeteve, markimi i karburanteve dhe koncesoni për barnat siguruese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani: Jam i pakënaqur nga shërbimi në zyrat e Hipotekave, ja si të aplikoni për vendet vakante
Fullani "lan duart" me drejtësinë, Prokuroria tejkaloi afatet për rekurs »
Article Logic
Execution time: 0.037620067596436
array(1) { ["section"]=> string(70) "kryeministri-rama-flet-per-koncesionet-ata-dhane-173-ne-vetem-14-30993" }