Kryeministri Rama gënjeu për meshën, dëshmitarët e nxjerrin zbuluar (VIDEO: Çfarë tha kryeministri)

Publikuar tek: politike, më 14:50 05-11-2015

“Rasti e deshi që unë të vi këtu sot si kryeministër por do isha këtu sot edhe nëse sdo isha kryem inistër si njëri prej atyre prej 300 vetëve që më 4 nëntor të 25 viteve më parë kam qenë këtu. Kam qenë këtu bashkë me disa miq, jemi nisur së bashku me tren nga Tirana pasi na kishte mbërritur fjala se Don Simoni i Madh do bënte një meshë. Dhe nëse nuk do kisha qenë këtu së bashku me 300 vetë që janë dëshmitarë të asaj duite nuk do kisha pasur kurajon të kujtoja një moment të asaj meshe sepse me siguri do më merrnin për të marrë”, kështu deklaroi kryeministri Rama në fjalën e mbajtur me rastin e 25 vjetorit të meshës së parë. Kryeministri ka gënjyer dhe kjo gjë konfirmohet nga Zef Gjoni, krahu i djathtë i Zef Jubanit në organizimin e meshës së parë. Gjoni thotë se Rama ka qenë me datë 11 dhe jo më 4 nëntor të vitit 1999, gjë që e konfirmojnë edhe dëshmitarët e përmendur nga Rama.

“Jo jo me 4 jo me 11 ka qenë, mos ka ngatërru datë më duket. Duhet të ketë ngatërruar datë”, shprehet Zef Gjoni.

Nuk e dimë nëse Rama ka ngatërruar vërtet datë apo me përshkrimin deri në detaj të asaj dite ka dashur të na mbushë mendjen se ka qenë në meshën e vitit 1990.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Vrasja e Remzi Hoxhës, një krim shtetëror që kulmonte te zyra e Sali Berishës
Koço Kokëdhima- Sali Berishës në Kuvend: Je i vdekur, ta dish »
Article Logic
Execution time: 0.028183937072754
array(1) { ["section"]=> string(101) "kryeministri-rama-genjeu-per-meshen-deshmitaret-e-nxjerrin-zbuluar-video-cfare-tha-kryeministri-24736" }