Rama në Sukth: Këtu ka qenë liqen, po paguajmë faturën e zhvillimit kaotik dhe shkatërrimit të natyrës

Publikuar tek: politike, më 14:57 07-01-2016 Rama në Sukth: Këtu ka qenë liqen, po paguajmë faturën e zhvillimit kaotik dhe shkatërrimit të natyrës

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë pushimet e tij dhe është kthyer sot në Shqipëri, pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet.

Me të mbërritur në Shqipëri, Rama ka shkuar në Sukth, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Zona e Shijakut dhe Sukthit është nga më të prekurat si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen.

Kryeministri Rama tha se shkatërrimi i natyrës dhe ndëtrimi pa kriter e kanë përkeqësuar situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

“Këtu ku janë ndërtuar shtëpitë ka qenë liqen. Po paguajmë faturën e zhvillimit kaotik, pa plan dhe pa rregulla. Kjo është një situatë komplekse e krijuar ndër vite. Sjellja jonë varet në lidhje me pyjet që janë prerë dhe lumenjtë që janë prishur ndër vite. Pa llogaritur edhe faktin që për shkak të ndryshimeve klimaterike, edhe vende të tjetra kanë patur rreshje të shumta”.

Rama shtoi se një porjekt prej 25 milionë dollarës do ketë si qëllim pastrimin e kanaleve dhe ndërtimin e argjinaturave në zonën e Sukthit.

Disa orë më parë në Sukth ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se në zonë janë përmbytur më rreth 1,500 banesa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë po ndodh në Sri Lanka? Zbardhet axhenda e forumit ekonomik dhe për çfarë ka folur Erion Veliaj
Përfundon pas 3 orësh takimi Meta-Lu, i pranishëm edhe Manjani »
Article Logic
Execution time: 0.004706859588623
array(1) { ["section"]=> string(71) "kryeministri-rama-kthehet-nga-majemi-shkon-ne-sukthin-e-permbytur-29385" }