Kryeministri Rama lajmëron nismën e re, këto janë bizneset që nuk do paguajnë asnjë taksë

Publikuar tek: politike, më 12:01 31-10-2015 Kryeministri Rama lajmëron nismën e re, këto janë bizneset që nuk do paguajnë asnjë taksë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot gjatë bilancit për aksionin tatimor se bizneset e vogla që qarkullojnë deri në 20 milionë lekë të vjetra në vit nuk do të paguajnë më asnjë taksë të vetme.

Rama ka theksuar se këto biznese, ku pronarët janë të vetëpunësuar, dhe me atë punë mbajnë familjen e tyre, do të mjaftohen vetëm me regjistrimin. Sipas kryeministrit, deri më tani këto biznese kanë paguar 250 mijë lekë në vit, ndërsa me nismën e re të qeverisë taksa do të bëhet zero.

Rama tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetjen e shtetit dhe qeveria është gatshme t’iu vijë në ndihmë. Gjithashtu, kryeministri premtoi lehtësira më të mëdha për shitësit ambulantë.


Rama: Po luftojmë kancerin e ekonomisë, mos u fshihni pas të varfërve

Kancer që bllokon ekonominë e vendit e ka konsideruar kryeministri Edi Rama informalitetin. Gjatë bilanicit për aksionin kundër informalitetit, Rama është shprehur se informalitetit në ekonmi krijon një rreth vicion ku i varfëri mbetet i varfër, ndërsa një grusht njerëzish pasurohen edhe më shumë.

Rama ka thënë se është e papranueshme që të besohet se të jesh i varfër do të thotë të kesh iniciativën për të shkelur ligjin. Sipas kryeministrit, aksioni i kundër informalitetit do të ulë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në vend.

“Kanë marrë përsipër të mbrojnë të varfërit duke thënë se të jesh i varfër ke iniciativën për të shkelur ligjin, por informaliteti krijon një rreth vicioz ku të varfërit mbeten të varfër dhe pasurohet me tej një grush njerëzish. Në këtë mënyrë rritet hendeku mes të pasurve dhe varfërve në vend. Nuk ka asnjë teori që justifikon informalitetin dhe pretendon se në një ekonomi informale ka një ekuilibër më të arsyeshëm në funksion të garantimit për ata që janë më të varfër. E kundërta është e vërtetë, ekonomia informale godet të dobëtit dhe siguron pasurimin e një grushi njerëzish. Ekonomia është kancer dhe kancri nuk luftohet me predikim dhe as me karamele, por me agresivitet maksimal për të zbrapsur agresivitetin që kanceri ka. Si mund të predikohet butësi dhe mbyllje sysh përpara agresivitetit së ekonomisë informale që nxit skallavërinë dhe ngushton hapësirat që ata janë më të vegjël të dalin në dritë dhe të përiftojnë nga rrezet e diellit. Është e vërtetë që janë njerëz që nxjerrin bukën e përditshme, por nuk kanë asnjë prespektivë që nesër të kenë pension”, ka thënë kryeministri.

Rama theksoi se arka e shtetit nuk është thesi i Ali babait dhe se rritja e pagave dhe pensioneve nuk mund të bëhet pa mbledhur kontributet. 

Lexo edhe: Basha: Sa herë shpërthejnë skandalet e drogës, Rama jep shfaqje. Tahiri: Llapaqen, nuk ke lënë shpifje pa thënë


Bilanci/ Shehaj: Do ristrukturojmë kontrollin tatimor, biznesi i vogël do trajnohet

Në organizimin që po zhvillohet lidhur me bilancin e aksionit kundër informalitetit, drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka deklaruar se do të ristrukturohet tërsisht struktura e kontrolli tatimor, ndërsa duke filluar nga 2 nëntori, bizneset e vogal do të trajnohen për zbatimin e ligjit fiskal.

“Do të ristrukturohet tërësisht dhe struktura e kontrollit tatimor, me qëllim për të rritur efektivitetin e administratës dhe për të ulur korrupsionin. Administrata tatimore do të vazhdojë me ritme të larta përpjekjen e saj në luftën kundër informalitetin dhe evazionit fiskal dhe për të realizuar qëllimin e saj nga data 2 nëntor do të fillojmë trajnimet e biznesve të vogëla,  për t’i ndihmuar ata që të zbatojnë ligjet fiskale dhe për të reduktuar masat administrative. Qëllimi ynë nuk është gjobitja e tyre, por rritja e zbatueshmërisë së ligjit nga tatim-paguesit”, tha Shehaj.

I pranishën në konferencë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka thënë se ky operacion i dha mundësi simpërmarrjeve që të korrektoheshin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vazhdon përplasja e SHBA-së me politikën shqiptare për “luksin”, Rama replikon me Ambasadorin Lu
Meta takim me zv/presidentin e Bankës Botërore: Pozitive rritja e bashkëpunimit mes institucioneve »
Article Logic
Execution time: 0.0226149559021
array(1) { ["section"]=> string(94) "kryeministri-rama-lajmeron-nismen-e-re-keto-jane-bizneset-qe-nuk-do-paguajne-asnje-takse-24355" }