Kryeministri Rama letër falenderimi homologut të Kuvajtit, krah liderve të tjerë të Anglisë, Iranit e Arabisë Saudite

Publikuar tek: politike, më 11:04 09-02-2016 Kryeministri Rama letër falenderimi homologut të Kuvajtit, krah liderve të tjerë të Anglisë, Iranit e Arabisë Saudite Foto ilustruese: Rama ne takim ne Tirane me grupin e Miqesise nga Kuvajti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij të Kuvajtit, letër e cila është lexuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë kuvajtiane, raportojnë agjencitë e lajmeve në Kuvajt. 

Sipas mesazhit të dhënë nga Ministri i Informacionit, sheiku Salem, kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka falenderuar Kuvajtin për mbështetjen që Kuvajti i ka dhënë disa projekteve domethënëse në vendin tonë. Por që në informacionin e dhënë nga agjencitë kuvajtiane nuk raportohet se për cilat projekte.

Por letra e Edi Ramës përpara kabinetit, është lexuar krah tre letrave të tjera që janë drejtuar për qeverinë e Kuvajtit. Dy të parat janë nga mbreti saudit Amir Salman bin Adulaziz dhe presidenti i Iranit Hassan Rouhani.

Dy letrat e tjera i përkasin, Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe David Cameron, i cili siç specifikohet në lajmin e dhënë do të ketë një vizitë të shpejtë në Kuvajt. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039268016815186
array(1) { ["section"]=> string(121) "kryeministri-rama-leter-falenderimi-homologut-te-kuvajtit-krah-liderve-te-tjere-te-anglise-iranit-e-arabise-saudite-32108" }