Kryeministri Rama merr pushimet, destinacioni Majemi

Publikuar tek: politike, më 20:20 03-01-2016 Kryeministri Rama merr pushimet, destinacioni Majemi

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda do të pushojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas disa mediave kreu i Qeverisë do të pushojë pak ditë në Majemi së bashku me familjen e tij.

Nuk dihet nëse do të jete edhe djali i vogël, Zaho dhe fëmijët e tjerë të familjes, por dihet që ai do të shoqërohet nga bashkëshortja. Sakaq, nuk bëhet e ditur se kush është pritësi i Kryeministrit, megjithëse çifti Rama do të jetë edhe në shoqërinë e njerëzve të tjerë.

Majemi është një prej 4 destinacioneve më të pëlqyera në SHBA. Aktualisht atje klima është e ngrohtë dhe mund të dalësh lirshëm në plazh. Përveç kësaj Majemi është një destinacion shumë i rëndësishem kulturor, ndërsa nuk dihet nëse kryeministri do të hapë edhe atje ndonjë ekspozitë personale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 350 lekë për çdo fjetje në hotel, ja si ndryshojnë taksat për banesat, bizneset dhe truallin
Dritan Hila ironizon me çmimin “Bleta e artë” për drejtoreshën e "QSUT", Pjerin Ndreu i komenton »
Article Logic
Execution time: 0.020704984664917
array(1) { ["section"]=> string(57) "kryeministri-rama-merr-pushimet-destinacioni-majemi-29081" }