Kryeministri Rama përgjigjet online: Korrupsioni nuk mbaron kurrë. Marrëdhënia me Metën? Më e mirë se asnjëherë

Publikuar tek: politike, më 11:46 24-08-2015 Kryeministri Rama përgjigjet online: Korrupsioni nuk mbaron kurrë. Marrëdhënia me Metën? Më e mirë se asnjëherë

Kryeministri Rama ka vendosur t’u përgjigjet online përmes rrjeteve sociale Facebook e Twitter qytetarëve të cilët me të marrë njoftimin e kryeministrit kanë nxituar ta pyesin për gjithçfarë i shqetëson.

Rama është pyetur për ujësjellsat, për korrupsionin, Reformën në Drejtësi, Hekurudhat, çmimin e naftës, qeverisjen me Metën e të tjera. "Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit", ka thënë kryeministri ndër të tjera.

Pyetjet dhe përgjigjet:

Pse po ikin kaq shumë shqiptarë në Gjermani?

Shumica e azilkërkuesve të ikur nuk janë nga Shqipëria por Greqia.

A do të këtë ndryshime në kabinetin qeveritar?

"S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin."

Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?

"Më të mira se asnjëherë më parë qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku."

Z. Kryeministër kur orëmatësit e energjisë do të zhvendosen nga sallonet e shtëpive, tek porta e jashtme e shtëpisë?

"Plani i modernizimit të sistemit të faturimit e arkëtimit të parave për shërbimin me energji ecën përditë sipas një programi konkret."

Deri kur do të vazhdohet kështu nëpër spitale?

"Përmasimet në spitale janë të mëdha por sigurisht për të pasur spitalet që duam na duhet ende shumë punë më shumë para dhe kohë".

Z. Kryeministër a do mundet t'ju lejojë ndonjëherë Ilir Meta të bëni me të vërtetë shtet?

"Shtetberja është një proces që nuk kryhet në kaq pak kohë ndryshe pse s'është bërë për kaq shumë e shumë vjet!

Çmimi i karburantit sot në Shqipëri është 1.33€/L e ndërkohë fqinjë si MK apo MNE kanë një çmim gati 40% më të lirë... Fqinjët paguajnë taksë qarkullimi veçmas ndërsa në Shqipëri kjo taksë është brenda çmimit. Llogaria në xhep është e njëjta."

Mbas sa qindra vjetësh ka ndërmend INUK të vijë në Kodër Kamëz?

"Do të prisni pakrahasimisht shumë vjet më pak se ç'keni pritur."

Z. Rama ca do bëhet me luftën kundër korrupsionit që është kudo në spitale në shkolla në administrata kudo?

"Sot ka shumë më pak se ç'kishte po ka ende shumë probleme të lidhura me korrupsionin që zgjidhen me modernizim e me kohë."

Çfarë do bëhet për buqësinë që frutat dhe perimet të mos hidhen në kanale?

"Bujqësia ka shënuar një kthesë të rëndësishme. Këtë vit do të nxjerrim një paketë mbështetjeje si asnjëherë më parë për bujqësinë".

Çfarë do të bëni për pusetat e rrugëve që mungojnë në Tiranë?

"Kam bindje se kryebashkiaku i ri i Tiranës do ta zgjidhe shpejt këtë hall të madh shumëvjeçar".

Kur do ketë vende pune me paga që do përballohet jetesa e shtrenjtë?

"Pagat do te rriten kur të ulet informaliteti, kush do rritje page mos të lërë kupon pa marrë kur blen një mall apo pi qoftë një kafe."

Mund të dimë se çfarë plani keni për azilantët e Gjermanisë?

"E përsëris shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu."

Z.Rama kur do të marri shteti masa për kontrabandën që bëhet në doganat e Jugut?

"Fenomeni i kontrabandës në dogana është minimizuar ndjeshëm, mos dëgjoni bufat e natës politike! Po sigurisht që lufta bëhet përditë".

A është e mundur të ndryshohet ligji ku gjykatës të jenë edhe të huaj? Mendoni që do ishte një e mirë për shqiptarët?

"Reforma në Drejtësi do japë një përgjigje të plotë për të gjitha pikëpyetjet që koha ka ngritur mbi kufomën e drejtësisë".

Kur do mbarojë korrupsioni në dogana?

Është ulur ndjeshëm po lufta me korrupsionin nuk mbaron kurrë në asnjë vend sado të zhvilluar.

Pse paratë e konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për të krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?

Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë studentët në nevojë do të financohen nga shteti.

Me hidrocentralin e Kalivaçit çfarë do bëhet?

Kanë nisur procedurat e rishikimit.

A mundet që kush dorëzon kuponët tatimorë të shpenzimeve mujore të rimbursohet pjesërisht?

Jo, sepse pjesa që i takon qytetarëve nga kuponi tatimor do tu kthehet në rritje rrogash, ulje taksash, investime në komunitet.

Kur do të ketë investime në sportin shqiptar sidomos në atletikë, artet luftarake?

Kjo qeveri ka investuar për sportin më shumë se gjithë qeveritë së bashku. Shifrat flasin vetë po dhe politikat tona gjithashtu.

Kur do përfundojë Lungomare e famshme në Vlorë?

Lungomarja e famshme do përfundojë kur ka afatin për të përfunduar dhe mos harroni është vepra më madhore për Vlorën në 25 vjet.

Çfarë u bë me shëndetësinë falas, kontrollin falas për moshat 40 vjeç e sipër?

Kontrolli falas mbi 40 vjeç është fakt tanimë, sistem shëndetësor falas nuk është si çatitë pa leje që ndërtohen brenda natës.

Pse nuk e ulni taksën e Universiteteve, pasi është shumë e lartë?

Ligji i ri i Arsimit të Lartë është shumë i qartë lidhur me detyrimet e gjithkujt dhe ankesat në këtë drejtim janë pa asnjë bazë

Do krijosh vende pune të reja, do zhvillosh bujqësinë, blegtorinë, industrinë, do ngresh fabrika të reja?

Në librat e llogarive të shtetit shqiptar janë shtuar më shumë se 100 mijë njerëz që punojnë dhe mbi 30 mijë biznese të regjistruara.

Kur do rifillojnë punimet në Autostradën Tiranë–Elbasan?

Rrëshqitjet e mëdha për shkaqe madhore po dhe për faj të një projekti mizerabël, kanë rritur shumë koston, po punojmë për zgjidhjen.

Ç’do të ndodhë me politikën e jashtme në një kohë marrëdhëniesh aspak bujare me fqinjët dhe Brukselin?

Politika jonë e jashtme është në ditët e saj më të mira, në shërbim të dinjitetit të vendit që s'tradhtohet më nga qeveria e vet.

Çfarë do bëhet për bujqësinë që fruta dhe perimet të mos hidhen në kanale?

Bujqësia ka shënuar një kthesë të rëndësishme, këtë vit do të nxjerrim një paketë mbështetjeje si asnjëherë më parë për bujqësinë.

A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?

Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit.

Po krijohet një situate e pakëndshme lidhur me ngjarjen e kishës së Dhërmiut, cili është qëndrimi juaj?

Është të qeshesh e qash që një ngrehinë si garazh e quajnë kishë dhe vënë kujën pse po rikthejmë në jetë trashëgiminë tonë!

Përse shëndetësia është në gjendje skandaloze si në kohën e SB, akoma merren çarçafët me vete?

Kjo është e pavërtetë e madhe. Shkoni në QSUT e shikojeni ndryshimin që vazhdon. Në çdo spital ka ndryshime.

Reforma në drejtësi a do përfshijë avokatët që sipas meje janë më të korruptuarit në sistem?

Reforma në Drejtësi do të jetë një ndërhyrje kirurgjikale e cila do të përfshijë sigurisht të gjithë sistemin

Kur do të ndodhë bashkimi kombëtar?

Bashkimi Kombëtar ka ndodhur i dashur mik, na takon ne ta bëjmë realitet të prekshëm pa kufij për ekonominë dhe çdo ndërveprim shoqëror.

Janë këto disa nga përgjigjet online të kryeministrit dhënë qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen debatet në KLD, Gjin Gjoni-Nasip Naços: Keni dasht me më fut në burg
Briseida Shehaj: Vitin e kaluar morëm nga biznesi 7% më shumë të ardhura, ulëm 30 milionë USD gjobat e padrejta »
Article Logic
Execution time: 0.022100925445557
array(1) { ["section"]=> string(114) "kryeministri-rama-pergjigjet-online-korrupsioni-nuk-mbaron-kurre-marredhenia-me-meten-me-e-mire-se-asnjehere-19038" }