Kryeministri Rama provokon gazetaren: “Gjuha e trupit tënd më thotë se…”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:16 07-09-2017 Kryeministri Rama provokon gazetaren: “Gjuha e trupit tënd më thotë se…”

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë mëngjes një takim pune me tre gazetarë të televizioneve informative.

Një ditë pas mbledhjes së dytë informale të qeverisë në Velipojë të Shkodrës, mëngjesi i Ramës sot nisi me një diskutim pune me tre përfaqësues të medias, me të cilët diskutoi një sërë çeshtjesh si problemet dhe masat për turizmin, hapjen e negociatave për integrimin e vendit në BE, apo reformimeve të paralajmëruara në Asamblenë e PS në administratën publike, me qëllim ristrukturimin e saj.

Mirëpo, biseda nuk zgjati më shumë se 50 minuta dhe siç duket disa gazetarët nuk arritën t’i drejtojnë Ramës të gjitha pyetjet e përgatitura.

Kjo gjë është nënkuptuar nga Rama, i cili në fund të bisedësh i drejtohet njërës nga gazetareve: Gjuha e trupit tënd më thotë se ke akoma shumë pyetje për të bërë, por për efekt kohe…”.

Kjo situatë është kaluar me të qeshura nga të gjithë, duke përmbyllur kështu takimin e parë të Ramës për ditën e sotme. 

rraaamm.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035583019256592
array(1) { ["section"]=> string(74) "kryeministri-rama-provokon-gazetaren-gjuha-e-trupit-tend-me-thote-se-91443" }