Rama: Reforma në Drejtësi duhet të shkaktojë tërmet. Ata që dalin të larë nga vrasjet lejojnë të vidhet populli

Publikuar tek: politike, më 12:38 30-12-2015 Rama: Reforma në Drejtësi duhet të shkaktojë tërmet. Ata që dalin të larë nga vrasjet lejojnë të vidhet populli

Kryeministri Edi Rama ka thënë se aksioni i qeverisë për hiosrokarburet është larg objektivit duke nënvizuar se aksioni do të vijojë edhe vitin tjetër.

Rama tha se e vemtmja pyetje që bën për reformën në drejtësi është “a do të trondoisë sistemin e drejtësisë apo jo”. “Nëse ka një tërmet që ta shkundë dhe të vendosë kufirin se kush duhet të jetë gjyqtar e kush duhet të bëjë punë tjetër”, tha Rama.

“Nuk e di si e konstaton nga makina që ka patur apo jo sukses. Unë di të them që janë marrë një sërë masash ndëshkuese që kaën dhënë rezultat si rritje të cilësisë, rritje të kuponave, por jemi ende larg objektivit tonë për të pasur një sistem monitorimi dhe kontrollimi të plotë të karburanteve.

Edhe vitin e ardhshëm kemi arsye të forta për të qenë të bindur se do të kontrollojmë në mënyrë teknologjike karburantet që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria.

Përsa i përket lumturisë, fjala është e madhe dhe nuk do ja thoja as vetes që jam i lumtur me punën që po bëj. Nëse them që jam apo jo i lumtur me një institucion ky është një konstatim i imi. Unë personalisht nuk jam as i lumtur as i palumtur.

Unë nuk e kam lexuar draftin e reformës, qëllimisht. Sepse unë kam qenë i bindur që në këtë proces do të hyj unë, bashkëkryetari, do të hyjnë deputetë, vetëm do pengojnë nga pamundësia për të dhënë gjykime në nivelin e nevojshëm. A do ketë tërmet apo jo, nëse ky produkt sjell tërmetin dhe e tund sistemin dhe vendos një vijë të qartë mes atij që duhet të jetë gjykatës dhe atij që duhet të shkojë të bëjë punë të tjera. Asnjë diversion, asnjë përpjekje, për të çarë shumicën në këtë proces nuk do të ketë sukses.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projektligji për shpifjen / Rama: Bëmë një lapsus, në Shqipëri shpifet më shumë se në të gjithë globin
Rama pranon dështimin: TVSH ka nevojë për reformë rrënjësore, s’ka më kohë »