Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç pret sopranon shqiptare Inva Mula

Publikuar tek: kulture-art, më 13:52 24-05-2016

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, u prit të sot nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç në Beogard, një ditë para se të interpretojë në skenën e Teatrit të Beogradit, me operën “La Boheme” të Giacomo Puccinit.

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare interpreton në Beograd, pas paraqitjes së sopranos Tefta Tashko Koço në nëntor të vitit 1945, po me operën e njëjtë të Puccinit.

Pothuaj 71 vite më parë, Tefta Tashko Koço ka vizituar Beogradin në një ngjarje të rrallë muzikore, një pritje e jashtëzakonshme dhe vlerësim që ka pushtuar mediat e kohës. Për këtë histori Mula është shprehur:  “Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar pikërisht La boheme. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në këtë teatër, në periudhën postkomuniste.

Mund të imagjinoni gjithë historinë e Shqipërisë në raport me ish-Jugosllavinë dhe sot në marrëdhënie me Serbinë. Janë dy gjëra që nuk i ngjasin njëra-tjetrës, por ajo që ngjet nuk e di pse, është vepra që është e njëjta”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si i refuzoi Universiteti i Bernës aplikimin për doktoraturë Ajnshtajnit: Hipotezat e tua, më shumë artistike se fizike
Realizohet në qendër të Vlorës, afresku gjigand më i madhi në Ballkan »
Article Logic
Execution time: 0.060533046722412
array(1) { ["section"]=> string(74) "kryeministri-serb-aleksander-vucic-pret-sopranon-shqiptare-inva-mula-41365" }