Kryeministri serb Vuçiç në Tiranë më 27 maj: Të mos ndodhë më ajo çfarë ngjau në Kumanovë

Publikuar tek: politike, më 17:34 13-05-2015 Kryeministri serb Vuçiç në Tiranë më 27 maj: Të mos ndodhë më ajo çfarë ngjau në Kumanovë

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën më 27 maj. Lajmin e ka konfirmuar vetë Vuçiç duke thënë se kjo vizitë kontribuon në thellimin e bashkëpunimit në rajon, paqes dhe stabilitetit.

Këtë ai e ka thënë në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Boris Zvizdiç. I pyetur nëse dhe kur do të udhëtojë në Tiranë, Vuçiç tha se kjo vizitë do të bëhet për të mos u përsëritur rastet si ai i Kumanovës.

“Është e rëndësishme që secili nga shtetet tona të investojë në paqe dhe stabilitet në rajon, për të mos ndodhur më ajo çfarë ngjau në Kumanovë”, ka thënë Vuçiç. Gjatë vizitës në Sarajevë, Vuçiç duke komentuar ngjarjet e fundit në Kumanovë, tha se “ekzistojnë njerëz të çmendur të cilët nuk mendojnë se popujt në rajon duhet të jetojnë se bashku dhe të kenë një të ardhme të përbashkët”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe në mbrojtje të Ramës: Mos duhet t’ju thotë të votoni PD-në?!
Veliaj: Nuk do të biem në nivelin e 78-vjeçarit në Facebook »
Article Logic
Execution time: 0.033247947692871
array(1) { ["section"]=> string(94) "kryeministri-serb-vucic-ne-tirane-me-27-maj-te-mos-ndodhe-me-ajo-cfare-ngjau-ne-kumanove-11080" }