Kryeministria zhduk nga faqja vendimin 495 mijë eurosh për kompaninë e Cherie Blair

Publikuar tek: politike, më 13:30 19-03-2015 Kryeministria zhduk nga faqja vendimin 495 mijë eurosh për kompaninë e Cherie Blair Botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare

Kryeministria ka zhdukur nga faqja zyrtare online, vendimin për fondin 495 mijë eurosh dedikuar kompanisë së bashkëshortes së Tony Blair, Cherie.

Newsbomb.al ka mësuar se Këshilli I Ministrave ka marrë një vendim për një fond shtesë në favor të studios ligjore ‘’Omnia Strategy’’, e Cherie Blairit, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në mbrojtjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në çështjen kundër Rapiscan Systems.

Nuk dihet ende nëse ky është një vendim i Ramës apo një gabim i punonjësve që ai ka kontraktuar për t'u kujdesur për websitin zyrtar. Kryeministri Rama njihet për dëshirën e tij për të qenë transparent me publikun, duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale e duke përkrahur krijimin e portaleve online në mënyrë të shpeshtë, por duket se kësaj here ka zgjedhur të tregohet  ‘’diskret’’ me këtë vendim të rëndësishëm, i cili ka hapur debat në media kohët e fundit.

Duke marrë shkas nga mungesa e këtij vendimi në shumësinë e vendimeve marrë më 11 mars nga qeveria, me një kërkim të thjeshtë, Newsbomb.al konstaton se Rama nuk ka ndryshuar mendje për këtë vendimin. Ai është tashmë në fuqi, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare të datës 18 mars, vetëm 7 ditë pas marrjes së vendimit. Në fletoren zyrtare, pasi ka marrë formë të plotë ligjore,  bëhet e qartë se vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë më datë 11 mars me numër 212.

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Financave, për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar ICC nr. 20447/MHM S2 Albania sh.p.k. dhe Rapiscan Systems Inc. kundër Republikës së Shqipërisë.........”, shkruhet në Fletoren Zyrtare.

Në vendimet e zbardhura të Këshillit të Ministrave më datën 11 mars, të gjitha janë prezentë, edhe ato për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Doganave Spiropali dhe zv.ministrit të Mbrojtjes Dritan Hila, por nuk figuron fondi shtesë që është 495 mijë euro për studion britanike.

keshilliministraveheqvendiminok

Vendimet e datës 11 mars publikuar në faqen e Kryeministrisë www.kryeministria.al,

ku mungon vendimi për studion e Cherie Blair

 

 

vendimi495mijeok

Vendimi i plotë i qeverisë, botuar në fletoren zyrtare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti sekret/ Frroku: Targa në raportin e policisë, nuk është makinës time
Çështja “Doshi”/ Basha: Nuk kishim besim tek drejtësia, e vërteta jo me Metën në pushtet »
Article Logic
Execution time: 0.004317045211792
array(1) { ["section"]=> string(88) "kryeministria-zhduk-nga-faqja-vendimin-495-mije-eurosh-per-kompanine-e-cherie-blair-6340" }