“Kryeministrin sot e zuri përfundi krimi”, deputeti poezi Ramës

Publikuar tek: politike, më 21:33 16-05-2018 “Kryeministrin sot e zuri përfundi krimi”, deputeti poezi Ramës Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Pas zhvillimeve të fundit në politikën e vendit, një reagim ndryshe kësaj here ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili teksa ka shkruar se Ramën sot e ka zënë përfund krimi, ka vendosur që kësaj situate të krijuar ti përshtasë në poezi të shkrimtari të njohur Ali Asllani të titulluar “Hakërrim”.

POSTIMI:

Kryeministrin sot e vuri perfundi krimi.Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti,e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta. Por nuk shpeton dot, nuk vrapon dot se eshte frymepaket dhe ligsht i frikur. Fatin tanime s'e ndryshon dot, eshte shume shume vone dhe ai e di...me mire se ata..

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, 
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! 
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças, 
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, 
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka! 
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, 
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe! 
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; 
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve; 
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole, 
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole! 
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, 
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde. 
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, 
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh! 
Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet 
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet! 
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë 
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë! 
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera 
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… 
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj i përgjigjet ministrit të Brendshëm: Ja arsyeja pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali
Dhëndri i Berishës sulmon Xhafaj dhe i kujton Enverin, komentuesi i poston foton që s’e priste »
Article Logic
Execution time: 0.0043389797210693
array(1) { ["section"]=> string(67) "kryeministrin-sot-e-zuri-perfundi-krimi-deputeti-poezi-rames-121027" }