Kryeparlamentari suedez Ahlin: Shqipëria në BE, por me kushte të plotësuara

Publikuar tek: politike, më 10:26 24-02-2015 Kryeparlamentari suedez Ahlin: Shqipëria në BE, por me kushte të plotësuara Urban Ahlin

Kreu i Parlamentit suedez, Urban Ahlin dha një mesazh të qartë nga selia e Parlamentit shqiptar. Suedia është pro antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por duhet të hyjë me kushte të plotësuara.

‘’Suedia nuk është pjesë e vendeve skeptike. Një shumicë e madhe në Suedi mbështet faktin që zgjerimi është pasuri për Evropën. Ne nuk kemi kufizime, duam ta shohim të zgjeruar Evropën. Por antarësimi nuk vjen lehtë, duhen përmbushur kriteret dhe kushtet. Sa më shumë e mbështesim antërsimin e vendeve në BE, aq më shumë kërkojmë përmbushjen e kritereve. Suedia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE dhe hapjen e negociatave’’, tha Ahlin në konferencën për shtyp pas takimit me kreun e Parlamentit Ilir Meta.

Pas kësaj deklarate, ku Ahlin e deklaroi Suedinë jo-skeptike por  të vendosur për të kërkuar përmbushjen e kritereve, Meta uroi me batutë që të gjitha vendet të jenë si Suedia.

‘’Urojmë që të gjitha vendet të jenë skeptike si Suedia’’, tha me batutë Meta, ndërkohë që kryeparlamentari suedez Ahlin qeshi me Metën, pas përkthimit të batutës së tij.

Takimi Meta-Ahlin u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë, ku Meta falenderoi Suedinë për gjithë mbështetjen që ka dhënë për Shqipërinë.

“Shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Suedia i ka dhënë Shqipërisë për shpejtimin e integrimit të vendit tonë në BE. Suedia i qëndron në krahë Shqip. Kjo u konfirua  edhe gjatë takimit të sotëm. E kam njohur Ahlin edhe me vendimin tonë për të luftuar korrupsionin, kundër krimit të organizuar, veçanërisht reforma në drejtësi. Sa i takon reformës territoriale, e kam falenderuar për angazhimin e veçantë të Suedisë në përmbushjen e kësaj reforme. Kemi rënë dakord për komision ndërparlamentar mes administratave të parlamenteve tona. Është model i shkëlqyer dhe kemi shumë se ç’mësojmë prej saj. ‘’, u shpreh Meta pas takimit.

Kurse Ahlin u shpreh se ka vizituar gjithë Shqipërinë, duke theksuar vlerësimin për të. ‘’Nëse dikush më parë do ma kishte thënë se Shqipëria do kishte statusin për të lëvizur e lirë në Evropë, do kisha qeshur. Suedia është shumë e kënaqur që Shqipëria luan një rol konstruktiv në gjithë Ballkanin. Suedia është e angazhuar për mbështetjen e Shqipërisë në integrimin Evropian dhe do ta vazhdojë këtë rrugë’’, theksoi kreu i Parlamentit suedez, Ahlin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e Nishanit/ Propozon 27 shkurtin ditë të përkujtimit, është shpallur 20 shkurti që në 2010
Rama-Doshit: Sulmon për interesa personale »
Article Logic
Execution time: 0.038022041320801
array(1) { ["section"]=> string(78) "kryeparlamentari-suedez-ahlin-shqiperia-ne-be-por-me-kushte-te-plotesuara-4275" }