Kryeparlamentarja austriake Zwazl-Metës: Mbështesim trajnimin e të rinjve për punësim

Publikuar tek: politike, më 13:40 22-04-2015 Kryeparlamentarja austriake Zwazl-Metës: Mbështesim trajnimin e të rinjve për punësim

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka përfituar nga Konferenca e Kryeparlamentarëve në Romë për të takuar edhe Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë, Sonia Zwazl.

Zwazl, nga ana e saj ofroi gatishmërinë për trajnimin e të rinjve në tregun real të punës. “Arsimi profesional dhe trajnimi i të rinjve për tregun real të punës është një prioritet i paneglizhueshëm në këto momente të vështira ekonomike për tërë Evropën”, tha ajo.

Meta u fokusua në forcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve sidomos në investimet energjitike, në shëndetësi dhe në drejtim të arsimit profesional. Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në procesin e integrimit evropian dhe për zhvillimin ekonomik. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Kanadanë, sfidë ajo me Greqinë
PD: Inspektorët e shtetit, “LSI –në, LSI-në ndihmoje” »
Article Logic
Execution time: 0.028057098388672
array(1) { ["section"]=> string(89) "kryeparlamentarja-austriake-zwazl-metes-mbeshtesim-trajnimin-e-te-rinjve-per-punesim-9426" }