Kryeparlamentarja e Serbisë: Nivel i lartë bashkëpunimi, edhe pse na ndan Kosova

Publikuar tek: politike, më 11:31 04-03-2015 Kryeparlamentarja e Serbisë: Nivel i lartë bashkëpunimi, edhe pse na ndan Kosova Kryeparlamentarja Serbe, Maja Gojkoviç

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic ka vizituar sot Shqipërinë me ftesë të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe ka deklaruar se niveli I bashkëpunimit Shqipëri-Serbi është i lartë. Sipas Gojkoviçit,  bashkëpunimi do të vazhdojë edhe pse ka çështje që Serbia nuk pajtohet me Shqipërinë, duke nënkuptuar Kosovën edhe pse nuk e ka përmendur me emër. Kryeparlamentarja serbe ka paralelizuar  këtë mosdakortësi me ndasitë që kanë vendet e BE-së. Sipas saj qëllimi në finale mbetet vetëm integrimi evropian i të dyja vendeve.

“Bashkëpunimi ynë do të shkojë në tre drejtime: përmirësimi i marrdhënieve ekonomike, bilaterale dhe drejt integrimit evropian. Niveli i bashkëpunimit tonë është shumë i lartë. Përshëndesim vizitën e kryeministrit të Republikësë së Shqipërisë në Beograd, Edi Rama dhe takimet tona. Ajo që I mungonte ishte bashkëpunimi parlamentar. Sot ramë dakord për bashkëpunimin e delegacioneve parlamentare me organizatat ndërkombëtare. “, tha Gojkoviç, duke shtuar se kjo është vizita e parë e një kryeparlamentari serv dhe se ndjehet e kënaqur që ka qenë ajo vetë që ka hapur këto takime.

 “Shqipëria para pak kohe ka marrë statusin e vendit kandidat dhe ne e përurojmë për këtë.  Edhe Serbia dhe Shqipëria kanë disa çështje që nuk pajtohen, por edhe vendet e BE-së kanë të njëjtën gjë. Ne do ndjekim shembullin e tyre për bashkëpunim.’’, theksoi Gojkoviç, e cila  ftoi Metën për një vizitë në Beograd.

Kurse Meta tha se mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe se vizita e Gojkoviçit ishte tregues I qartë I vullnetit për bashkëpunim. “Marrëdhëniet janë ngritur në një nivel të ri, më dinamik. Edhe vizita e sotme, vizita e parë e kreut të Kuvendit,  është tregues i qartë I këtij vullneti që ekziston mes nesh. Do punojmë akoma më shumë në garantimin e projekteve madhore që i shërbejnë dy vendeve tona, sidomos në infrastrukturë dhe energji.Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Popullsia shqiptare në luginën e Preshevës ka një domethënie të vëçantë për Shqipërinë. Integrimi me të drejta t plota e minoritetit shqiptar është një gur themeli. Pjesëmarrja më e madhe e shqiptarëve në vendimet politike në Serbi është I rëndësishëm’’, përfundoi Meta.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç do të takohet me presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat i ashpër për Doshin në Komisionin e Ligjeve, Ristani: duam dorëheqjen e Metës
Berisha: Këshilli i vrasjeve kërkon të shpëtojë me moton ‘’Fajin e ka Saliu’’ »
Article Logic
Execution time: 0.022706031799316
array(1) { ["section"]=> string(83) "kryeparlamentarja-e-serbise-nivel-i-larte-bashkepunimi-edhe-pse-na-ndan-kosova-4935" }