Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime, nuk bën asnjë koment për Tahirin

Publikuar tek: politike, më 13:26 11-09-2015 Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime, nuk bën asnjë koment për Tahirin

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar shkurt pas takimit të sotëm me njësinë anti-korrupsion, se për rastet që janë në hetim nga Prokuroria do të ketë edhe arrestime.

I pyetur rreth akuzave për përfshirjen e ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës, Llalla nuk ka bërë asnjë koment. Në dosjet që po hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme janë edhe zyrtarë të lartë, përfshi edhe dy ish-ministra në Qeverinë Berisha që akuzohen për fshehje pasurie.

Në takimin e sotëm me njësinë anti-korrupsion ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Llalla tha se “prokurorët që do t’i atashohen kësaj Njësie, ndoshta me të drejtë, mund ta konsiderojnë si vlerësim përfshirjen e tyre në të. Dhe në fakt, është një vlerësim. Por më shumë është një përgjegjësi e madhe, së pari para opinionit publik. Për të dëshmuar gjithnjë e më shumë forcën e ligjit përballë zyrtarëve të ndryshëm në niveleve të larta drejtuese, të dyshuar si të përfshirë në veprime korruptive, si edhe grupeve kriminale, të fuqizuara financiarisht”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda e shqetësuar: Spiunët, status të veçantë, gëzojnë mbrojtjen e shefave
Presidentja e Kosovës dekoron Ismail Kadarenë me “Urdhrin e Pavarësisë” »
Article Logic
Execution time: 0.027384996414185
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryeprokurori-llalla-paralajmeron-arrestime-nuk-ben-asnje-koment-per-tahirin-20541" }