Kryeqytetasit ‘të etur’ për dëborë, ‘luftë’ për të arritur Dajtin (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:14 19-01-2016

Ulja e temperaturave në të gjithë vendin solli me vete edhe rreshjet e dëborës, që në shumë zona ishin të parat e këtij dimri. Tirana për shkak të pozicionit gjeografik nuk zbardhet shpesh nga dëbora, e për këtë arsye i vetmi destinacion për banorët e kryeqytetit mbetet mali i Dajtit.

I zbardhur totalisht nga dëbora, Dajti tërhoqi të dielën e kaluar një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve, të cilët u nisën drejt tij me automjete apo nëpërmjet teleferikut. Kjo video tregon rradhën e gjatë dhe ‘luftën’ që bëhej për të hipur në teleferik.

Edhe në rrugën që të ngjit drejt Dajtit, rradha e makinave ishte kilometrike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021121025085449
array(1) { ["section"]=> string(72) "kryeqytetasit-te-etur-per-debore-lufte-per-te-arritur-dajtin-video-30348" }