Kryetari i bashkisë së Ankarasë: Fajin që bien tërmete e kanë… të huajt!

Publikuar tek: bota, më 00:52 08-02-2017 Kryetari i bashkisë së Ankarasë: Fajin që bien tërmete e kanë… të huajt!

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë theksoi sot se dyshonte se fuqitë armiqësore të Turqisë shkaktojnë artificialisht tërmete për të përkeqësuar ekonominë e vendit, duke iu referuar disa lëkundjeve që kanë ndodhur këto kohët e fundit.

“Ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Dardanele (veriperëndim) sot (..) Kam bërë kërkime (..) Është shfaqur një anije sizmike kërkimi në zonë”, deklaroi në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Melih Gokçek, i njohur në Turqi për teoritë e tij të konspiracionit.

“Duhet të përcaktojmë me urgjencë objektin e kërkimeve për këtë anije dhe cilit vend i përket”, theksoi kryetar i bashkisë së kryeqytetit turk.

“Pak rëndësi ka se çfarë do të thonë disa, i trembem seriozisht faktit se një tërmet të jetë shkaktuar në mënyrë të qëllimshme”, thekson ai.

Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit turk që prej vitit 1994, Melih Gökçek kënaq rregullisht 3,7 milionë të abonuarit në Twitter me deklarata të komplikuara.

Deklaratat e tij të fundit janë pritur me frikë nga shumë përdorues turq të internetit, ndërkohë që të tjerë janë alarmuar.

Dy tërmete me magnitudë 5,3 dhe 5,2 ballë të shkallës Rihter goditën dje dhe sot rajonin e Canakale, që ndodhet në veriperëndim të Turqisë në nivelin e Ngushticës së Dardaneleve”, sipas agjencisë turke për menaxhimin e situatave të urgjencës (AFAG).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023316860198975
array(1) { ["section"]=> string(75) "kryetari-i-bashkise-se-ankarase-fajin-qe-bien-termete-e-kane-te-huajt-68040" }