Kryetari i Kuvendit Meta, pas Suedisë vizitë pune në Danimarkë

Publikuar tek: politike, më 15:31 24-02-2016 Kryetari i Kuvendit Meta, pas Suedisë vizitë pune në Danimarkë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vazhduar vizitën e tij në Danimarkë, pas Suedisë ku ka takuar kryetaren e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard.

Meta falënderoi Kjersgaard për mbështetjen e Danimarkës në kuadër të axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë

“Prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Reforma bëhet për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj. Ne mbështetemi te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Shqipëria vlerëson se BE duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti’’, tha Meta.

Kreu i Kuvendit e ftoi jersgaard për një vizite në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. 

Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, shprehu kënaqësinë për vizitën e Meta në Kopenhagen, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar si kyç në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë drejtim, u ra dakord për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe veçanërisht administratave reciproke.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, u vlerësua roli i Shqipërisë në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe u theksua rëndësia e avancimit të reformave të nevojshme në të gjitha vendet e Ballkanit.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kontinentin evropian si pasojë e krizës emigratore, z. Meta theksoi se Shqipëria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti. Në këtë drejtim u nda bindja se sfidat e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme janë sfida që kërcënojnë shoqëritë dhe kohezionin social të të gjitha vendeve të kontinentit evropian, dhe në këtë drejtim, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, dhe është e gatshme ta intensifikojë bashkëpunimin e saj me Danimarkën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Meta zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës Jorgen Steen Sorensen, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe asistencën e vazhdueshme ndaj institucionit të Avokatit të Popullit, që prej themelimit të tij në Shqipëri, institucion që i shërben mirëqeverisjes dhe proceseve demokratizuse në vend.

ilirmetadanezja

Ilir Meta dhe Pia Kjersgaard

 

ilirmetadanezi

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëm shtetit 4.5 milionë euro, kallëzohet në Prokurori drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Dashamir Xhika
Nishani në Sarajevë, kërkon njohjen e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.020648956298828
array(1) { ["section"]=> string(67) "kryetari-i-kuvendit-meta-pas-suedise-vizite-pune-ne-danimarke-33429" }