Kryetari i PD Osman Stafa padit kryebashkiakun Vangjush Dako, video alarmante

Publikuar tek: politike, më 12:16 04-09-2015

Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Osman Stafa ka paditur kryebashkiakun e qytetit të tij, Vangjush Dakon. Shkak për këtë padi ndaj Dakos janë bërë gjetjet e mbetjeve në Porto Palermo.

“Ky është krimi që Dako kryen çdo ditë ndaj qytetareve të Durresit.
Këto pamje janë reale dhe të fresketa. Ky krim realizohet cdo ditë nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Z. Dako. Kryetari bashkise me veprimet dhe mosveprimet e tij ka urdhëruar ose lejuar djegien e plehrave, e për pasojë ndotjen e ajrit në zonen e Porto Romanës dhe gjithë Durresit, duke ndotur kështu ajrin tej normave të lejuara dhe të parashikuara në legjislacionin mjedisor shqiptar, si dhe në Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit, të ratifikuara nga Republika e Shqiperisë”, thotë në reagimin e tij kryetari Stafa.

Kjo padi vjen disa muaj pasi Dako u rizgjodh nga qytetarët durrsakë si kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halilaj vs Flamur Noka për shpifje, gjykata e Lartë do e shqyrtojë në 17 shtator
Rama i inkurajuar për operacionin kundër informalitetit: Është një revulucion »
Article Logic
Execution time: 0.061137199401855
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryetari-i-pd-osman-stafa-padit-kryebashkiakun-vangjush-dako-video-alarmante-19958" }