Kryetari i Shoqatës së futbollit Serb, Tomisalv Karagjiq: Futbolli dhe politika të mos përzihen

Publikuar tek: sport, më 11:34 03-05-2016 Kryetari i Shoqatës së futbollit Serb, Tomisalv Karagjiq: Futbolli dhe politika të mos përzihen

Të gjithë sot i kanë sytë nga Budapesti, kjo për faktin se mund të pranohet në shtëpinë më të madhe të futbollit, në UEFA. Gjatë fjalës së tij në UEFA, Kryetari i Shoqatës së futbollit të Serbisë, Tomisalv Karagjiq u shpreh se pavarsisht të gjithave nuk duhet të përzihet futbolli me politikën.

Mediat serbe po e shohin me vëmendje këtë ngjarje dhe gazeta Tanjug i ka kushtuar një analizë të veçantë pranimit të Kosovës në UEFA ku shkruan “Beteja më e madhe Sportive diplomatike e Serbisë deri më tani”.

Kryetari i Shoqatës së futbollit të Serbisë, Tomisalv Karagjiq e ka pranuar që është shumë vështirë të parandalohet anëtarësimi i Kosovës, pasi shumica e shteteve të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe do e mbështesin në anëtarësimin në këtë organizatë.

Karagjiq ka theksuar se situata është e vështirë, veçanërisht tani që Kosova është anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por Federata e Sportit të Serbisë, po lufton me të gjitha mjetet, ka thënë ai disa ditë më parë.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka pranuar një shtet vetëshpallur dhe në këtë mënyrë hapi derën për organizata të tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë. Një anën tjetër situatë jonë është shumë më e vështirë dhe e pasigurt, Gjibraltari është pranuar në UEFA, edhe pse nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara”

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 54 shtet anëtare të UEFA-s votojnë sot për anëtarësimin e Kosovës
Armand Duka: T’i hapet drita jeshile Kosovës për në UEFA »
Article Logic
Execution time: 0.0043580532073975
array(1) { ["section"]=> string(105) "kryetari-i-shoqates-se-futbollit-te-serbise-tomisalv-karagjiq-futbolli-dhe-politika-te-mos-perzihen-39347" }