Kryetarja e Kuvendit të Serbisë vizitë në Tiranë, takohet me krerët e shtetit

Publikuar tek: politike, më 17:16 03-03-2015 Kryetarja e Kuvendit të Serbisë vizitë në Tiranë, takohet me krerët e shtetit

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç do të zhvillojë gjatë ditës së nesërme një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Gojkoviç do të takohet fillimisht në orën 10:00 me homologun e saj, Ilir Meta për të vijuar më pas takimet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani.

Vizita e Gojkoviç paraprin atë të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, që pritet të zhvillohet në fund të marsit.

Pas konferencës së Berlinit, takimet e nivelit të lartë midis zyrtarëve shqiptarë dhe serbë janë shpeshtuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Doshit: Denonco ngjarjen, t’ja tregojmë vendin Metës
Doda shpresë tek “aleatët”: Hetoni dhe gjykoni të gjithë politikanët në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.022831916809082
array(1) { ["section"]=> string(81) "kryetarja-e-kuvendit-te-serbise-vizite-ne-tirane-takohet-me-kreret-e-shtetit-4892" }