Kryhet operacioni i parë pas shumë vitesh, Rama tjetër lajm të mirë: Po ndodh tani!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:52 18-01-2018 Kryhet operacioni i parë pas shumë vitesh, Rama tjetër lajm të mirë: Po ndodh tani!

Kryeministri Edi Rama poston në profilin e tij në facebook njën operacion kirurgjikal në spitalin e Korçës me mjekë të specializuar, për herë të parë pas shumë vitesh. 

Sipas kryeministrit, Prej dy ditësh janë stacionuar në spitalin rajonal të Korcës neurolog, kardiolog dhe nefrolog nga QSUT, në kuadër të planit të shpërndarjes së mjekëve të specializuar në rrethe.

“Po ndodh tani! Sistemi i patronazhit për spitalet rajonale dhe bashkiake. Kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku, shef i shërbimit të kirurgjisë dhe prof. Ilir Ohri, shef i shërbimit anestezi-reanimacionit në #QSUT po kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale të gjendrës tiroide apo siç njihet operacioni i strumës në spitalin rajonal të Korçës, ndërhyrje që nuk kryhej prej vitesh në këtë spital.

Shërbime afër qytetarit dhe me cilësi si edhe #Trajnim i mjekëve të spitalit të Korçës për të kryer ndërhyrje komplekse.

Prej dy ditësh janë stacionuar në spitalin rajonal të Korcës neurolog, kardiolog dhe nefrolog nga QSUT. Patronazhi vijon prej ditës së djeshme dhe në Vlorë, Kukës, Gjirokaster dhe Burrel. Plani i shpërndarjes së mjekëve të specializuar do të vijojë të mbulojë mbi baza ditore nevojat për specialistë nga spitalet universitare në të gjitha spitalet rajonale e bashkiake duke u mbështetur njëkohësisht edhe me paketën e miratuar të stimujve financiarë”, shkruan Rama.  

ramaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070860385894775
array(1) { ["section"]=> string(87) "kryhet-operacioni-i-pare-pas-shume-vitesh-rama-tjeter-lajm-te-mire-po-ndodh-tani-107008" }