Këshilla e Sali Berishës për Saimir Tahirin

Publikuar tek: politike, më 13:04 23-07-2015 Këshilla e Sali Berishës për Saimir Tahirin

Në mbyllje të fjalës së tij në Parlament, ish-kryeministri Berisha i ka dhënë një këshillë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

“Për herë të parë dhe të fundit do të të jap një këshillë”, ka thënë Berisha duke i treguar për këshillën që mësuesi i kishte dhënë vetë atij kur ishte në klasë të tretë.

“Asnjëherë mos u lodh me një gjë që nuk e kupton. Atë këshillë të mësuesit unë e shkruajta në mendje”, tha Berisha duke i sugjeruar Tahirit të mos lexojë në Parlament fjalime që as vetë nuk i kupton.

Më pas Berisha tha se gjyshja i ka thënë 3 gjëra: “Burri mund të jetë brutal, mund të gënjejë por nuk mund të jetë i mërzitshëm”, duke iu rreferuar fjalës së Tahirit në Parlament.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021085977554321
array(1) { ["section"]=> string(48) "kshilla-e-sali-berishes-per-saimir-tahirin-16826" }