“Kthim në kohë”, 2000 të rinj të LRI në një mega-party, ja çfarë veshën dhe disa nga VIP-at që morën pjesë

Publikuar tek: politike, më 09:41 29-12-2015 “Kthim në kohë”, 2000 të rinj të LRI në një mega-party, ja çfarë veshën dhe disa nga VIP-at që morën pjesë

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi ditën e djeshme një festë fundviti ku morën pjesë më shumë se 2000 të rinj dhe të tjerë personazhe të njohur nga media e publiku. “Back in time” ishte ideja e kthimit pas në kohë, për të kthyer kështu edhe njëherë magjinë e viteve 30’ 40’ 50’ 60’ 70’ 80’ 90’ 00.

Festa u zhvillua në një magazinë bosh te Uzina Dinamo që më pas u ideua, zbukurua e u mbush nga vetë të rinjtë e LRI.

Monika Kryemadhi, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, kryetari i forumit rinor Endrit Brahimllari, por edhe personazhe të njohur të medias si Iris Luarasi, Fiori Dardha, Olti Curri e të tjerë...iu përshtatën “kodit” të veshjes zgjedhur nga LRI.


“Këtë fundvit, më shumë se 2000 të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim nga e gjithë Shqipëria, kanë kontaktuar në adresën tonë online duke kërkuar të organizojmë një festë mes miqve të LRI.
Me dashuri për vitet e arta të artit e muzikës, pikërisht sygjerimi i tyre për temën e festës ishte: "Back In Time, Prapa në Kohë".
I pyetëm sërisht këta 2000 të rinj për vendin e festës dhe u surprizuam: Përjashtuan kategorikisht çdo lokal të Tiranës dhe thanë "Duam një magazinë BOSH! Ta mbushim me idetë tona"!
Dekori, këngët, veshjet dhe gjithçka tjetër në një magazinë gjigande të ideuar nga vetë djemtë dhe vajzat e LRI-së do japin ndjesinë se po feston Si njëherë e një kohë.

Si çdo gjë në kohët e sotme, të organizosh një festë, kushton. Ndaj për organizimin, shitja e biletave për çdo pjesmarrës do të mundësojë mbulimin e shpenzimeve që do të duhet të kryejmë për këtë aktivitet.
Biletat për festën do të shpërndahen nga drejtuesit e strukturave.
Këtë vit, biletat janë llogaritur të kushtojnë: 300 lekë për gjimnazistët e studentët dhe 1000 lekë për të rinjtë që janë në marrëdhënie pune. Pagesa mund të bëhet individuale ose në grup sipas shkollave, fakulteteve ose qyteteve, në nr e llogarive: 105129 në lekë,
93088 në euro (Banka Credins). Sqarojmë se pagesat lejohen vetëm në bankë. Pasi të merrni letrën që do të verifikojë pagesën do mund të tërhiqni biletën tuaj apo biletat për grupin tuaj. Gjithashtu qëndrojmë falenderues për të gjithë ata që vendosin të bëjnë donacione për realizimin e aktivitetit.

Elementët më të bukur të viteve 20’ 30’ 40’ 50’ 60’ 70’ 80’ 90’ 00’ do të jenë shoqëruese në një natë që fillon në orën 20:00 dhe mbaron kur shterojnë energjitë për të kërcyer dhe dëfryer”, tregojnë detajet të rinjtë e LRI.

{gallery}LRI{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festa e Ministrisë, momente pikante nga Tahiri dhe grupi i valltarëve nga Dibra (FOTO+ VIDEO)
“Huffington Post’’, shkruan sërish për Shqipërinë, Gazetari: Kastriot Islami mund të ishte kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.019006967544556
array(1) { ["section"]=> string(108) "kthim-ne-kohe-2000-te-rinj-te-lri-ne-nje-mega-party-ja-cfare-veshen-dhe-disa-nga-vip-at-qe-moren-pjese-28776" }