Kthim në pikën zero, ekspertët e opozitës braktisin bisedimet: PS po bën hile!

Publikuar tek: politike, më 08:29 11-01-2016 Kthim në pikën zero, ekspertët e opozitës braktisin bisedimet: PS po bën hile!

Ekspertët e opozitës për draftin e ndryshimeve kushtetuese braktisin sërish bisedimet me ekspertët e maxhorancës. Gazeta ‘’Shqip’’ raporton mbi detaje nga zhvillimi i djeshëm, kur për orë me radhë ekspertët e nivelit të lartë të të dyja palëve u ulën për të diskutuar për draftin final që do t’I dërgohet Komisionit të Venecias dhe pas shumë orësh nuk kanë rënë dakord.

‘’PS po bën hile’’, ky ka qenë konkluzioni i ekspertëve pajtuar nga PD-ja për të dhënë mendimet e tyre. Përveç disa pikave, për të cilat ekspertët nuk ishin dakord, zbulohet edhe pika më e nxehtë që nuk çoi në dakordësi: zgjedhja me shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend për në sistemin e drejtësisë. Opozita mëshon fort që formula e zgjedhjes të jetë me 94 vota, ose 2/3. Pasi sipas tyre kjo formulë është e vetmja që shpëton sistemin nga maxhoranca aktuale.

Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi braktisën punimet. ‘’Tryezë teknike pa rezultat, zgjidhje mund të jetë një tryezë politike bisedimesh’’, është konkluzioni i tyre.

‘’Ekspertët e maxhorancës kanë marrë urdhër t’I qëndrojnë besnikë dhe stoikë qasjes së tyre. Kjo është ngecje e procesit dhe shkak për këtë janë ekspertët e maxhorancës’’, tha Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela optimist: Ky do jetë viti i identifikimit të së keqes shqiptare
Nishani rrëfen për takimin me Ramën: Ka një skenar për ndryshimin e Kushtetutës vetëm me votat e maxhorancës »
Article Logic
Execution time: 0.020308971405029
array(1) { ["section"]=> string(81) "kthim-ne-piken-zero-ekspertet-e-opozites-braktisin-bisedimet-ps-po-ben-hile-29658" }