Ku e “zhduku” Lulzim Basha Eduard Selamin në takimin me John Kerryn te "Rogneri"

Publikuar tek: politike, më 14:51 14-02-2016 Ku e “zhduku” Lulzim Basha Eduard Selamin në takimin me John Kerryn te

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.  Takimi u zhvillua në ambientet e hotel “Rogner” dhe ra dukshëm në sy, mungesa e deputetit Eduard Selami në këtë takim.

Basha shoqërohej nga 4 deputetë demokratë: Edi Paloka, Edmond Spaho, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi. Kjo ka ngjallur debat pasi siç dihet, Selami ka lëshuar kritika në drejtim të kryedemokratit Basha në mbledhjen e PD.

Selami e akuzoi Bashën se  “i lë betejat politike në mes”, ç’ka solli përplasjen mes tyre.

E pas këtyre kritikave duket se Basha ka dashur të “penalizojë” Selamin duke e lënë jashtë këtij takimi, ndonëse deputeti më herët, ka qenë në çdo takim me amerikanët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha flet pas daljes nga “Rogneri” me Kerryn: Do ecim para me Reformën në Drejtësi
“Basha i foli Kerryt për lidhjet e krimit të organizuar me Ramën dhe qeverinë e tij” »
Article Logic
Execution time: 0.017616033554077
array(1) { ["section"]=> string(82) "ku-e-zhduku-lulzim-basha-eduard-selamin-ne-takimin-me-john-kerryn-te-rogneri-32550" }