Ku gabojnë maturantët: Zgjodhën universitetet apo kafenë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:55 08-09-2016 Ku gabojnë maturantët: Zgjodhën universitetet apo kafenë

*Nga Anta Muçaku, gazetare e newsbomb.al

Pa dashur të mbroj sistemin... (se që është bërë një lëmsh i paparë kjo kuptohet nga gjithë zhurma e madhe e këtyre ditëve).

Lexoj gjithandej "mesatarja kaq e aq". Kur unë isha maturante, mesatarja merrej parasysh por kishte jo shumë pikë. Këtë vit më thanë se kishte edhe më pak pikë. E në fakt mesatarja është një tregues për nxënësin e mirë ose jo por njëra mesatare nuk i ngjan tjetrës ndaj nuk mund të jetë determinante në fitimin e një dege. Një notë mesatare 9-të psh. e një nxënësi nga Zgoshti nuk është njësoj me 9-ën e një nxënësi në Tiranë se qëllon që ato mësueset e mësuesit aty, vetë ta kenë mbaruar shkollën e lartë "part-time". Një 9-të e "Qemal Stafës" nuk i ngjan asaj të "Ismail Qemalit". Vendimtare janë notat e provimeve.

Dje një nxënëse fituese e disa olimpiadave tha se kishte mesatare 10-të e kusur dhe nuk kishte fituar degën që donte. Nguroi t'ua jepte emrin gazetarëve pas intervistës dhe e dini pse? Se kishte gënjyer. Mesatarja e saj rezultoi 9.4 dhe nota e provimeve 8.9. Po 9-të dhe 8-të nuk janë nota të shkëlqyera për dikë që do mjekësinë sepse ka të tjerë para saj me 10-të dhe 10-të.

Lexoj letra pafund të nxënësve që ankohen poshtë e lart nëpër faqet sociale.

Po si nuk lexova një letër të shkruar drejt, vetëm një!! Nxënës që nuk dinë të shkruajnë gjuhën shqipe e që ankohen pse nuk fituan juridikun.

Që është një terr informativ kjo është e qartë, që nxënësit duhet të bënin konsulta të posaçme e të vazhdueshme ku t'i shpjegoheshin ndryshimet “fije për pe” nga ana e drejtuesve të arsimit, kjo duhet të qe e detyrueshme. Po ndërkohë vetë nxënësit çfarë bënë për të ditur se po zgjidhnin drejt, për të mësuar se çfarë i penalizonte dhe se çfarë jo?

Edhe në kohën e maturës time nuk na shpjegoi askush asgjë veç faktit se si duhej të vendosnim kryqin në formularin me 10 zgjedhje. Ama, kush ishte i interesuar rrinte te faqja e MASH orë e sekondë, i shkonte mësueses mbrapa edhe në kafe për konsultë, blinte çdo gazetë që kishte një artikull për maturantët...

Unë s'kam lexuar asnjë maturant të shqetësuar derisa plasi para 3 ditëve. Deri tani ata kanë mbushur "Facebook-un" e "Instagram-in" me "check-in", me "selfie", me pushime, me këngët e reperave.... Kafet plot, club-et plot. Fliste njëra dje në protestë me ca thonj që pa ekzagjërim, tek mbante mikrofonin, i preknin buzët.

Me këtë nuk dua të bëj moralisten se ata janë ende në fazë njohjeje me veten e dëshirat e tyre por dua të them se, me siguri, për një pjesë të madhe të këtyre që ankohen, shkolla vjen pas kafeve, club-eve, e rrjeteve sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12750697135925
array(1) { ["section"]=> string(61) "ku-gabojne-maturantet-zgjodhen-universitetet-apo-kafene-52278" }