Kualifikimi i Laçit, Duka: Një tjetër arritje pozitive nga ekipet shqiptare në Europë

Publikuar tek: sport, më 19:25 19-07-2018 Kualifikimi i Laçit, Duka: Një tjetër arritje pozitive nga ekipet shqiptare në Europë Armand Duka

Menjëherë pas kualifikimit historik të Laçit në turin tjetër të Europa League, ka reaguar presidenti i FSHF-së Armand Duka.

“Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë”, KA SHKRUAR Duka në profilin e tij.

Ashtu si dhe pas takimit të Kukësit, zoti Duka ka uruar lojtarët dhe klubin për këtë sukses shumë të madh, duke shpresuar që kurbinasit të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.

REAGIMI I PLOTË I DUKËS:

Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë.
Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eleminojë një kundershtar të fortë. Me shumë punë e vetbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg! 
Urime djemve, stafit e gjithe klubit per kete kualifikim mese te merituar!
Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet. 
Bravo Laçi! Bravo Kukësi!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trondit Paul Pogba: Dua të luaj me Ronaldon te Juventusi
»
Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865
array(1) { ["section"]=> string(90) "kualifikimi-i-lacit-duka-nje-tjeter-arritje-pozitive-nga-ekipet-shqiptare-ne-europe-128449" }