Kualifikohet Polonia, Granit Xhaka çon në shtëpi Zvicrën pasi humbi penalltinë

Publikuar tek: sport, më 16:45 25-06-2016 Kualifikohet Polonia, Granit Xhaka çon në shtëpi Zvicrën pasi humbi penalltinë

Një shqiptar barazon Poloninë për ta çuar ndeshjen në shtesë dhe një tjetër shqiptar skualifikon Zvicrën në goditjet me penallti.

Granit Xhaka ka humbur penallltinë nga 11 metërshi duke skualifikuar ekipin e Zvicrës.

Zvicra dhe Poloninë kanë zbritur në fushë sot për ndeshjen e tyre më eleminim direkt. Në fund të 90 minutave të lojës njëra nga skuadrat do të kthehet në shtëpi. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë në mënyrë që të mos lënë gjithçka në minutat e fundit. Minutat e para të sfidës kanë treguar një epërsi të lehtë për skuadrën polake.

Në minutën e ’39 skuadra e Polonisë arrin të kalojë në avantazh me gol të Błaszczykowski. Asistin për golin e shënuar e ka dhënë Grosicki.

Edhe pse zotërimi i topit për pjesën e parë është më  i lartë nga skuadra e Zvicrës me 58 %, Polonia ka qenë më e qartë në aksionet e saj sulmuese. Edhe goditjet drejt portës kanë qenë më tëe shumta nga ana e zvicerianëve që kanë gjuajtur gjithsej 24 herë, përkundrejt 17 që kanë gjuajtur polakët.

Në minutën e ’82 të ndeshjes Xherdan Shaqiri arrin të barazojë shifrat. Shaqiri shënoi një nga golat më të bukur të këtij Europiani.Pjesa e dytë e ndeshjes po tregon një Zvicër këmbëngulëse, duke dominuar tërësisht lojën. Por pavarësisht rasteve të shumta që prodhoi pjesa e dytë ndeshja dhe 30 minuta shtesë, ndeshja kaloiu me penallti. Për Zvicrën penalltinë e humbi Granit Xhaka

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shaqiri i dhuron barazimin Zvicrës. Ndeshja me Poloninë kalon në kohën shtesë
SKANDALI/ Slavia Prague anulon ndeshjen me Teutën: Po hetohen nga policia! »
Article Logic
Execution time: 0.0042917728424072
array(1) { ["section"]=> string(83) "kualifikohet-polonia-granit-xhaka-con-ne-shtepi-zvicren-pasi-humbi-penalltine-44584" }