Kufizimet financiare të SHBA-së për Rusinë, Kremlini merr masat e hakmarrjes për goditjen e amerikanëve, ç'pritet të ndodhë

Publikuar tek: bota, më 07:25 17-04-2018 Kufizimet financiare të SHBA-së për Rusinë, Kremlini merr masat e hakmarrjes për goditjen e amerikanëve, ç'pritet të ndodhë

Në lidhje me masat hakmarrëse të Rusisë kundër SHBA-ve, Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë ka planifikuar leximin e parë të një projektligji më 15 maj.

Më 16 prill ligjvënësit janë takuar për diskutimin e planeve për të goditur Uashingtonin, i cili 10 ditë më parë ka urdhëruar ngrirjen e aseteve dhe kufizime financiare për manjatët, zyrtarët e sigurisë, politikanët dhe kompanitë që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Sekretarit të Thesarit amerikan, Steven Mnuchin sanksionet janë përgjigje për “aktivitetet e dëmshme të Rusisë në botë”.

Projekligji rus, i cili u prezantua më 13 prill për të luftuar Shtetet e Bashkuara do të autorizonte qeverinë e Putinit për të ndaluar apo kufizuar importin e mallrave dhe shërbimeve amerikane

Zëvendës-kryesuesi i Dumës, Aleksandr Zhukov, tha se një grup i ligjvënësve dhe ekspertëve do të diskutojnë projektligjin më 3 maj.

Rusia ka kritikuar ashpër sanksionet amerikane ku sipas zëdhënësit të Putin, Dmitri Peskov, i ka cilësuar si asgjë më shumë se grabitje e pronës ndërkombëtare .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtëpia e Bardhë: Priten sanksione të reja ndaj Rusisë
Prag çeljes së negociatave, Macron mban fjalimin historik: Europa në gjendje lufte »
Article Logic
Execution time: 0.0045990943908691
array(1) { ["section"]=> string(128) "kufizimet-financiare-te-shba-se-per-rusine-kremlini-merr-masat-e-hakmarrjes-per-goditjen-e-amerikaneve-c-pritet-te-ndodhe-117154" }