Kujdes nga kjo barnë, shkakton një vdekje çdo javë dhe hemoragji të brendshme

Publikuar tek: bota, më 16:37 03-07-2016 Kujdes nga kjo barnë, shkakton një vdekje çdo javë dhe hemoragji të brendshme

Mediat britanike ngrenë alarmin për barnën Rivaroxaban e tregëtuar me emrin Xarelto, e cila përdoret për të zvogëluar rrezikun nga mpiksja e gjakut.

Megjithatë efektet e saj anësore janë shumë të rrezikshme. Barna mund të shkaktojë hemoragji të brendshme edhe në tru.

"Unë jam i shqetësuar se ky medikament i ri dhe i promovuar shumë është duke u përdorur me shpejtësi megjithëse ka ende efekte të paparashikuara dhe të rënda anësore. Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm në lidhje me të”, ka thënë mjeku i familjes Des Spence.

Besohet se 76 vdekje vitin e kaluar kanë lidhje me këtë barnë. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga ekspertët e Agjencisë Regullatore të Barnave dhe Përkujdesit Shëndetësor në Britaninë e Madhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069429874420166
array(1) { ["section"]=> string(81) "kujdes-nga-kjo-barne-shkakon-nje-vdekje-cdo-jave-dhe-hemoragji-te-brendshme-45400" }