KUJDES! Plas skandali në plazhin e Durrësit, familja anulon pushimet për një arsye të frikshme (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:49 21-06-2017 KUJDES! Plas skandali në plazhin e Durrësit, familja anulon pushimet për një arsye të frikshme (FOTO)

Plazhi i Durrësit më shumë se një mundësi argëtimi dhe çlodhje, sidomos për kryeqytetasit në fundjavë, duket se është kthyer në një vatër serioze infeksionesh dhe sëmundjesh.

Rasti më i fundit është eksperienca e hidhur e një familje nga Tirana. Fëmija e tyre u sëmur brenda një nate gjatë kësaj fundjave që lamë pas, duke detyruar prindërit të nisen në urgjencë. 

Prindi E.Gj denoncoi pranë newsbomb.al se fëmija 3 vjeç thuajse nuk njihej si pasojë e deformimit që pësoi në fytyrë, sidomos në pjesën e qepallave të syve.

Prindi sqaron se shkak u bënë “shtëllungat” e mushkonjave, të cilat shfaqeshin me shumicë për shkak mungesës së insektim-dezinfektimit të zonës.

“Edhe pse e kishim sperkatur dhomën me solucion kundër mushkonjave, fëmijën po ashtu, kur u ngrit në mëngjes u tmerruam. Sytë i kishte të fryrë, njëri nuk i hapej nga e enjtura, ishte tërësisht e pickuar nga mushkonjat. Ndërsa krahët ia kishin masakruar. Një banore e përhershme e pallatit ku qëndruam vetëm për një natë tha se ndryshe nga vitet e e kaluara, këtë vit nuk është bërë dezinfektimi i zonës nga mushkonjat”, thotë prindi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas shpinës së Metës, kandidati i tij i fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI. Ç’ka aty brenda?
Shokohet zyrtarja e lartë: “Ndjeva dhimbje e trishtim”, ç’ndodhi përballë ish-Vollgës në Durrës? (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.024579048156738
array(1) { ["section"]=> string(103) "kujdes-plas-skandali-ne-plazhin-e-durresit-familja-anulon-pushimet-per-nje-arsye-te-frikshme-foto-83247" }