Kujdes…puseta para piramidës në Bulevard, është e hapur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:16 02-04-2015 Kujdes…puseta para piramidës në Bulevard, është e hapur Puseta e thyer mengjesin e sotem ne qender te Tiranes

Kujdes kur të kaloni me makinë në bulevardin e Tiranës. Sepse nëse ka shumë trafik dhe nuk shihni mirë poshtë, mund të çani edhe ndonjë gomë makine. Jo vetëm të keni dëme për makinën tuaj, por do të bllokoni dhe për një kohë të gjatë trafikun. 

Kjo ndodh pikërisht në Tiranë, pikërisht në qendër, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë piramidës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një pusetë është totalisht e hapur, dhe siç duket edhe nga foto, kapaku i saj është thyer. Patjetër që punëtorët e bashkisë duhet ta kenë marrë sinjalin për ta rregulluar. Nëse jo, ky informacion duhet shpërndarë për të mos raportuar sot shumë makina të “thyera në mes”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.44203901290894
array(1) { ["section"]=> string(59) "kujdes-puseta-para-piramides-ne-bulevard-eshte-e-hapur-7609" }