Kujdes, Samsung Note7 nuk mund ta merrni në avion

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:47 15-10-2016 Kujdes, Samsung Note7 nuk mund ta merrni në avion

Zyrtarët amerikanë kanë ndaluar smartfonët Samsung Galaxy Note7 në të gjitha fluturimet për shkak të shqetësimeve në lidhje me problemin e baterisë, që në raste të caktuara ka shpërthyer.

“Individët, të cilët zotërojnë një pajisje Samsung Galaxy Note7 nuk mund të sjellin smartfonin me vete ose në valixhe në fluturime nga, drejt apo brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Departamenti i Transportit në një deklaratë.

Ndalimi i smartfonit hyn sot në fuqi.

Sekretari i Transportit, Anthony Foxx tha se “kjo masë ishte e nevojshme, sepse edhe një ndezës i vogël zjarri përbën një rrezik të lartë dëmtimi dhe vë shumë jetë në rrezik”.

”Samsung” filloi shitjen e celularit më 19 gusht, por në fillim të kësaj jave njoftoi ndërprerjen e prodhimit pas thirrjeve dhe raportimeve në gjithë botën lidhur me problemin e smartfonit që shpërthen në flakë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reperi shqiptar publikon këngë për një temë të ndjeshme, lumë komentesh në rrjetet sociale
Këngëtari i famshëm shqiptar: Më pëlqejnë çunat e mirë, por jo si mendoni ju (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022951126098633
array(1) { ["section"]=> string(54) "kujdes-samsung-note7-nuk-mund-ta-merrni-ne-avion-56315" }