Kujt i rrëfehet Aurela Gaçe. ‘’Nuk më gjykonte… nuk më bënte të ndjehesha se ishte diçka gabim me mua’’, këngëtarja tregon për të

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:55 16-02-2016 Kujt i rrëfehet Aurela Gaçe. ‘’Nuk më gjykonte… nuk më bënte të ndjehesha se ishte diçka gabim me mua’’, këngëtarja tregon për të Gaçe me kukullën ''Pufi''

Të gjithë kemi dikë që rrëfehemi. Madje për secilin nga ne është dikush që na dëgjon. Po për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe, ‘’Ajo’’ që e dëgjonte ka qenë kukulla e saj.

“Kisha nje kukull bebe ( nuk di gje pse e bleva) por di qe e merrja me vete kudo, madje madje ia qepja vete edhe rrobat qe te kombinoheshim bashke . Po mundohem te kuptoj veten, pasi isha rreth 26 vjec ( Mos gaboj viti 2001) . E kisha jeten te mbushur plot, nuk pushoja kurre, recitale, albume, shkolla, festivalet, klipe , Pune e perditeshme per ti arritur ato qe doja. ..por "Pufi "(kukulla) ç'donte me mua.

Ndoshta sepse doja dashuri, sepse kisha nevoje te kujdesesha per te dhe te mos me kerkonte asgje mbas, Ndoshta ngaqe nuk fliste, nuk qante , nuk me gjykonte. .. nuk me bente te ndihesha se ishte dicka gabim me mua ( sepse perdite ndihesha cuditshem karshi njerzve qe hasja çdo dite ne rruge. Kishte nga Ata qe me donin keshtu, por kishte shume brutale qe me etiketonin si te " cmendur " vetem e vetem se vishesha e krihesha çuditshem per shijet e tyre. Them brutale sepse degjoja shume sharje ne rruge, te drejtperdrejta ) .... e packa se Isha e qeshur e me energji , brenda diçka ndoshta kishte nevoje per perkedhelje, Per pranim te asaj te vertetes, pa kerkuar modifikime. ...packa se mund te perkedhelesh nje lekure, nuk do te thote se arrin deri tek shpirti.

Ka kaluar neper shume faza ky shpirt , te Mira e te keqija. ...deri sa ka arritur ne piken Kur pranoi veten. Deri sa kuptoi se s' kishte asgje te çuditshme me te perveç faktit se Zoti Iidha nje shpirt te lire . Ndoshta janë edhe keto arsyet, por ndoshta deshira per te qene nene ishte perzier me te ndjesite e tjera.

Nuk e di mire arsyen pse, por di qe isha shume mire nga trute . ..perndryshe nuk do te mundja te beja asgje nga ato qe doja.

E di mire pse po ju le te lexoni te brendshmen time , me koshience te plote ...çdo njeri, cdo femer lufton per me te miren, Per te qene ok me familjen, Perballe shoqerise, mundohet te jete "in" me ate qe e rrethon, humb perdite nga vetja per te arritur "dashurine " duke ndryshuar ne pamje, në sjellje. ..

Ju lejoj te lexoni pak nga e brendshmja sepse jam me shume se " dikush qe kendon "

E mbase me ate qe tregoj, i jap pak force dikujt .”, shkruan Gaçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071029663085938
array(1) { ["section"]=> string(128) "kujt-i-rrefehet-aurela-gace-nuk-me-gjykonte-nuk-me-bente-te-ndjehesha-se-ishte-dicka-gabim-me-mua-kengetarja-tregon-per-te-32736" }