Kujtim Gjuzi i gatshëm të bashkohet me Bashën: Nuk do ja mbyll telefonin nëse më fton kur...

Publikuar tek: politike, më 21:54 23-05-2019 Kujtim Gjuzi i gatshëm të bashkohet me Bashën: Nuk do ja mbyll telefonin nëse më fton kur...

Kujtim Gjuzi, ish-aleati i Bashës i cili pranoi mandatin e deputetit shprehet sërish i gatshëm të bashkohet me kryedemokratin.

I ftuar në emisionin '360 Gradë', Gjuzi tha se nëse Basha do ta ftonte në protestën e 25 majit, ai nuk do t’ja mbyllte më telefonin, por do t’i bashkohej.

Pjesë nga biseda në studio:

Gjuzi: 12 kryeministrat e 12 prefektuara janë me status ushtaraku dhe ky është një grusht shteti. Prandaj Partia Konservatore e ka thënë që është në grusht shteti Edi Rama.

Zheji: Basha një vit apo dy i vonuar?

Gjuzi: Unë mendoj se që nga data 26 qershor 2017 është i vonuar sepse natë ditë kam qenë në zyrën e Bashës për ti thënë që këto zgjedhje kanë 24 mandate të intimiduara.

Më 25 maj është e drejta e kryetarit të PD-së, të bëjë protestën e radhës dhe të shpresojmë të gjejë koherencën dhe të mbledhë ata faktorë rezistentë të opozitës shqiptare parlamentare.

Zheji: Ju do të jeni në protestë?

Gjuzi: Nëse do kem një ftesë të drejtëpërdrejtë nuk kam për tja mbyllur telefonin. Kur dikush ma mbyll një herë telefonin mua, unë ja mbyll të paktën 2 herë.

VIDEO - ORA NEWS

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04997992515564
array(1) { ["section"]=> string(95) "kujtim-gjuzi-i-gatshem-te-bashkohet-me-bashen-nuk-do-ja-mbyll-telefonin-nese-me-fton-kur-165479" }