Kujtojmë Luçie Milotin në ditën e lindjes, bilbili i Shkodrës me zë kristalor (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:57 11-05-2016

Luçie Miloti vjen si një këngëtare e veçantë. Skenën e pushtonte vetëm me zërin e saj, sepse asnjëherë nuk i përdorte gjestet shoqëruese ndërsa cilësohej nga muzikologët në Bullgari si “Bilbili me zë kristalor”.

Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodër në një familje me tradita muzikore dhe për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 12 vjeçare duke mahnitur shkodranët ndërsa këndonte krah emrave të mëdhenbj si Bik Ndoja, File Gjeloshi, Pjetër Gjergji e të tjerë.

Në repertorin artistik të saj janë 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos” etj. Luçie Miloti në karrierën e saj ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në skenat e shume kryeqyteteve të Ballkanit dhe madje të botës. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës merr emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.

Lucia u nda nga jeta më 15 maj të vitit 2006, pak para se të festonte 76 vjetorin e lindjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekipi gati për ''Çmimin e Parë'' në Suedi. Martin Leka sport, po ashtu dhe stafi (FOTO)
Për herë të parë në Shqipëri, këngëtarja greke e dashur për shqiptarët këndon sonte në Tiranë për 3 orë rresht »
Article Logic
Execution time: 0.032447099685669
array(1) { ["section"]=> string(88) "kujtojme-lucie-milotin-ne-diten-e-lindjes-bilbili-i-shkodres-me-ze-kristalor-video-40116" }