Kujtuan se ishte tërmet! Shembet suvaja e tavanit në shkollën 9-vjeçare, TRONDITEN nxënësit dhe stafi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:22 29-11-2017 Kujtuan se ishte tërmet! Shembet suvaja e tavanit në shkollën 9-vjeçare, TRONDITEN nxënësit dhe stafi

Në shkollën 9-vjeçare "Vesel Brama" në fshatin Kurcaj në rrethin e Krujës është ndërprerë mësimi për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shkolla.

Situata ka qenë e vështirë prej vitesh, por kohët e fundit ka pasur shkëputje të suvasë çka ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe të stafit pedagogjik.

Ditën e enjte, rreth orës 11 e 30, kur mësuesit po zhvillonin një mbledhje në drejtori, ata kanë kane dëgjuar një tronditje, fillimisht kanë dyshuar për termet, por pasi kanë verifikuar ka rezultuar se copa suvaje janë shkëputur dhe kanë rënë në klasa të ndryshme, sipas Report tv.  Drejtoresha e shkollës ka njoftuar menjëherë drejtuesit e bashkise Kruje.

“Dje, në momentin që ishim në një mbledhje, dëgjuam një shembje. Fillimisht menduam se ishte tërmet. Për fat të mirë nxënësit ishin jashtë ambienteve të shkollës. Sot ne kemi ndërprerë mësimin sipas udhëzimit të marra nga zyra arsimore, nga kryetari i bashkisë dhe nga administrata.

Shkolla është tërësisht jashtë funksionit, ishte fat që nxënësit nuk ndodheshin brenda kur ndodhi shembja. Kjo gjendje nuk u bë tani, shkolla ka qenë ndër vite kështu”, tha drejtoresha e shkollës, Lume Neziri.

Restaurimet e fundit të shkollës janë bërë para 5 vitesh, por ato kanë qenë vetëm në pjesën sipërfaqësore, në suva. Ndërkohë mësimi është ndërprerë deri sa të gjendet një zgjedhje për një ambient tjetër pasi objekti aktual është i rrezikshëm.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I riu shpërthen në video-mesazhin që ka për Ramën: O robo! Ku të çon mushka o Edvin, o hajvan…
Hidhet në erë me tritol një makinë në Tiranë, FOTO si u shkatërrua tërësisht Wolsvagen-i »
Article Logic
Execution time: 0.014496803283691
array(1) { ["section"]=> string(106) "kujtuan-se-ishte-termet-shembet-suvaja-e-tavanit-ne-shkollen-9-vjecare-tronditen-nxenesit-dhe-stafi-101290" }