Kukan: Drejtësia për 21 janarin, kusht për hyrjen në BE

Publikuar tek: politike, më 09:44 22-01-2015 Kukan: Drejtësia për 21 janarin, kusht për hyrjen në BE

Europarlamentari Eduart Kukan shprehu shqetësimin për mungesën e drejtësisë në lidhje me ngjarjen e” 21 Janarit”, pasi sipas tij zbardhja e ngjarjes është kusht për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për të qenë i sinqertë, jam pak i befasuar që po merr kaq kohë, pasi pati ndryshim qeverie në Shqipëri dhe situata është njësoj. Prandaj jam i sigurt se anëtarët e Parlamentit Europian e kanë ende në memorje. Ata nuk e kanë harruar dhe historia është mjaft e rëndësishme për vendin. Kështu që jam i bindur se do ta përmendin, me shpresë se gjërat do të korrigjojnë çfarë ndodhi atëherë”, tha raportuesi për Shqipërinë  Kukan, për ‘’Top Channel”.

Kukan e cilësoi një sinjal të keq zvarritjen e drejtësisë për katër vrasjet. “ Fakti se po zvarritet kaq shumë është sinjal i keq. Parlamenti Europian mund ta përmendë, të apelojë, ose thjesht të kërkojë ndaj ekzekutivit shqiptar gjatë takimeve ndërparlamentare, që një gjë e tillë nevojitet të ndreqet përpara se Shqipëria të vijojë përpara në procesin e anëtarësimit me shpejtësi të plotë”, theksoi Kukan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Analisti Bushati: Rama hipokrit me 21 janarin
Gjiknuri në Indi, fton indianët për investime në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.026000022888184
array(1) { ["section"]=> string(58) "kukan-drejtesia-per-21-janarin-kusht-per-hyrjen-ne-be-1165" }