Kukan për takimin me Berishën: Nuk mund ta harroj atë

Publikuar tek: politike, më 17:28 08-02-2016 Kukan për takimin me Berishën: Nuk mund ta harroj atë

Eurodeputeti Eduard Kukan është pyetur nga gazetarët gjatë konferencës me kreun e Kuvendit Ilir Meta, për takimin që ai zhvilloi me ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur për arsyen e këtij takimi në një kohë kur Berisha nuk ka asnjë funksion të lartë në PD, Kukan është përgjgjur se ai udhëhiqet nga parimet për të mos i harruar njerëzit e tij të afërt.

Jo, jo. Unë e kuptoj se çfarë doni të thoni me pyetjen tuaj. Pra, më duhet të them në fakt që arsyeja pse u takova me z. Berisha është tërësisht e thjeshtë. Kjo për arsye se kur z. Berisha ka qenë kryeministër i vendit, unë dhe ai kemi bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin për të paktën do të thosha 5 vite, kur unë isha Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme ose siç njihet AFET. Por ne merreshim me Shqipërinë. Jemi takuar atëherë shumë shpesh. Edhe tani në fakt që z. Berisha nuk është kryetar, unë nuk e kam harruar atë. Dëshiroja që të takoheshim, që të bisedonim, të dëgjonim njëri-tjetrin. Por gjithsesi unë arrij në përfundimet e mia. Gjithmonë ideja ime është që kur kam dikë të afërt, nuk e harroj qoftë ai kryeministër apo jo”, theksoi Kukan.

Eurodeputeti u shpreh optimist për ato çka kishte dëgjuar nga liderët e vendit për të gjetur një konsensus për reformën në drejtësi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha pas takimit me eurodeputetët: Lidhja krim-para-pushtet mbetet e fuqishme te Rama
Zbardhet SMS-ja e kërcënimit në telefonin e Ndocajt: Nuk ka perëndi që të shpëton ty »
Article Logic
Execution time: 0.016905069351196
array(1) { ["section"]=> string(58) "kukan-per-takimin-me-berishen-nuk-mund-ta-harroj-ate-32064" }