Kukësi fiton Superkupën, sinjal Skënderbeut për titullin

Publikuar tek: sport, më 21:00 24-08-2016 Kukësi fiton Superkupën, sinjal Skënderbeut për titullin

Skënderbeu-Kukësi 1-3

Shënues: Fukui 30’/ Dvornekoviç 21′, Emini 74′, Pejiç 91′

Formacionet

Kukësi: Koliçi, Arbri, Shameti, Alla, Hallaçi, Karioka, Hasani, Musolli, Dvornekoviç, Emini, Pejiç Trajner: Ernest Gjoka

Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Radas, Osmani, Mici, Fukui, Lilaj, Orelesi, Gavazaj, Serxhio, Salihi Trajner: Andrea Agostineli

Pjesa e parë- Takimi nis vrullshëm nga të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë më shumë të mbrohen se sa të afrohen te portat kundërshtare. Në fillim të këtij fraksioni loje, verilindorët duken më këmbëngulës, teksa Emini ka një rast të mirë, por qendërmbrojtësi Osmani nuk i lejon t'i gëzohet golit të parë. Loja vijon me ritëm të kënaqshëm , ku lojtarët lëvizin nga një gjysmë fushë në tjetrën. Do të jenë pikërisht verilindorët që do të arrijnë të tundin rrjetën e korçarëve në minutën e 21 me Dvornerkoviç. Një gol i kontestuar ky nga korçarët, të cilët pretendojnë për një faull në mesin e fushës, por për arbitrin Jemini gjithçka është e rregullt. Skënderbeu duket se merr në dorë frenat e lojës. Ata janë më këmbëngulës dhe pikërisht në minutën e 30 Fukui arrin të shënojë golin e barazimit pas një krosimi nga e majta e Gledi Micit. Pjesa tjetër e këtij fraksioni loje nuk ka asgjë për të shënuar. Arbitri fërshëllen, dhe skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes për të rinisur pjesën e dytë pas 15 minutash.

Pjesa e dytë- Fraksioni i dytë i lojës nis pa asnjë ndryshim në kampet respektive. Ritmi nuk është ai i pjesës së parë, pasi skuadrat duken më të lodhura. Loja zhvillohet në mesfushë me skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Është përsëri Kukësi si në pjesën e parë më këmbëngulës, teksa kërkon të shënojë golin e avantazhit. Gavazaj në minutën e 20 për Skënderbeun godet në hyrje të zonës por sfera përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Koliçi. Takimi bëhet i bukur, me futbollistët që luftojnë fort për topin e parë. Verilindorët duken më konkretë në veprimet e tyre, me Pero Pejiç dhe Eminin që shfaqen rrezikshëm në mbrojtjen korçare. Trajneri Gjoka mendon të rifreskojë sulmin dhe në lojë fut Grecën për Dvornekoviç. Pikërisht futja e mesfushorit në lojë i jep ritëm krahut të majtë të Kukësit. Në minutën e 74, Greca me një aksion individual nga e majta, pason bukur në zonë dhe Emini nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në kuadratin e mbrojtur nga Shehi. Minuta e 74 dhe kuksianët janë në avantazh. Skënderbeu mundon të reagojë duke hedhur në fushën e lojës dy sulmuesit e tjerë, Xhejms dhe Plaku, por as ata nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin. Kështu do të mbyllet kjo finale me Kukësin që arrin të koleksionojë trofeun e dytë radhazi në këtë sezon. Me lojën e zhvilluar kuksianët i dhanë një leksion korçarëve, ku i treguan edhe një herë që janë pretendentë për titull kampion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lista e pagesave për gjyqtarët shqiptarë, ja sa marrin njerëzit më të kontestuar në Shqipëri
Mourinho e largoi si të padobishëm, shqiptari shënon një supergol (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.021664142608643
array(1) { ["section"]=> string(61) "kukesi-fiton-superkupen-sinjal-skenderbeut-per-titullin-50769" }