Kukësi ia kalon Tiranës, forumet rinore të partive bashkohen për qytetin

Publikuar tek: politike, më 20:00 27-04-2015 Kukësi ia kalon Tiranës, forumet rinore të partive bashkohen për qytetin

Formuet rinore të PS, PD, LSI dhe FRD në Kukës kanë vendosur të bëhen bashkë për të rritur ndikimin e tyre dhe qytetarëve në Këshillin Bashkiak dhe platformat e kandidatëve për Bashkinë e këtij qyteti.

Të rinjtë e Kukësit, ndryshe nga kolegët e tyre në Tiranë, kanë vendosur t’i lënë mënjanë ndasitë politike në mënyrë që t’i shërbejnë më mirë qytetit të tyre. Përfaqësues të FREESH, LRI, FRPD dhe FR-FRD kanë nënshkruar sot kontratën sociale.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, forumet rinore zotohen për të lobuar për çështje të përbashkëta lokale në strukturat e partive politike, Këshillin Bashkiak dhe kandidat e propozuar nga dy koalicionet. Një hap ky që zor se mund të merret nga forumet rinore të partive në kryeqytet, të cilat në debatet e tyre nuk është se ndryshojnë shumë nga “partia e madhe”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Rama dhe Meta nuk ndahen dot nga inkriminimi masiv, refuzojnë dekriminalizimin
Kritikat e Blushit/ Rama: Nuk komentoj komentatorët »
Article Logic
Execution time: 0.022742986679077
array(1) { ["section"]=> string(76) "kukesi-ia-kalon-tiranes-forumet-rinore-te-partive-bashkohen-per-qytetin-9814" }